Shërbimi elektronik
"Aplikim për kredi studentore”, u vjen në ndihmë studentëve, me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, të cilët janë regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë. Studenti, i cili nuk është subjekt i përfitimeve prej akteve të tjera, që mbështesin studentin me bursa,
mbështetje financiare apo përjashtime nga tarifat dhe nuk ndjek program të dytë studimi, ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për financimin e kostove të studimeve. Kostoja e studimeve, për efekt të masës së kredidhënies, përfshin tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës. Studenti aplikon në e-Albania, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme.
Aplikimi për kredi studentore mund të bëhet brenda 30 ditëve nga fillimi i vitit akademik, duke filluar nga data
6 Tetor 2025 deri më datë
05 Nëntor 2025, ora 16:30.
Baza ligjore:
- Neni 114 i Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
- Vendimi Nr.440 datë 19.07.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Vërtetim që studenti është regjistruar dhe ndjek studimet në një institucion të arsimit të lartë;
- Kopje të diplomës /dëftesës së pjekurisë dhe listë notash për studentët e vitit të parë.
Vërtetim listë notash të vitit paraardhës nga IAL ku studion;
- Vërtetim nga IAL publike që nuk ështe përfitues i mbështetjes financiare/ bursave/ përjashtim nga tarifa e studimit.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kredi studentore";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin e specifikuar;
- Klikoni butonin “Dërgo”;
- Në rast se konstatohen mangësi në dokumentacion, AKFAL i kërkon elektronikisht subjektit plotësimin e tyre, brenda afatit kohor prej 3 ditëve nga data e njoftimit. Në rast se dokumentacioni nuk plotësohet brenda këtij afati, konsiderohet që subjekti ka hequr dorë nga aplikimi dhe praktika arkivohet;
- Në rast se dokumentacioni i kërkuar plotësohet sipas kërkesës së AKFAL-it, vijon procedura me vlerësimin dhe renditjen e kërkesave për kredi studentore, mbi bazën e kritereve të përcaktuara në VKM 440/2023, i ndryshuar”,
brenda 30 ditëve nga përfundimi i afatit të aplikimeve.
- Njoftohen studentët mbi rezultatet përfundimtare të procesit (fitues/jo fitues).
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
(Deri më datë 05 Dhjetor 2025)Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al