Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesmarrjet, kuotat (për shoqëritë komandite, kolektive, të thjeshta dhe me përgjegjësi të kufizuar)" u ofrohet anëtarit, ortakut apo aksionarit, të cilit i përkasin kuotat/aksionet, për të regjistruar veprime juridike, që lidhen me pjesmarrjen e tyre në subjektet tregtare.
Baza Ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.02.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i identifikimit të aplikantit;
Kujdes! Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohet vetëm në opsionin përkatës.
- Akti që vërteton veprimin juridik, që lidhet me pjesëmarrjen e ortakut/anëtarit/aksionarit, në subjektin tregtar, për të cilin kryhet aplikimi.
(Akti të jetë domosdoshmëri për dërgimin e aplikimit)
- Formulari i aplikimit i nënshkruar elektronikisht
(Formulari të jetë domosdoshmëri për dërgimin e aplikimit)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ (qytetar) në portal;
Kujdes, ky aplikim kryhet vetëm në rastin e përfitimit të kuotës.
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesëmarrjet, kuotat (për shoqëritë komandite, kolektive, të thjeshta dhe me përgjegjësi të kufizuar)”;
Kujdes, aplikimi kryhet nga përfituesi i kuotës me qëllim regjistrimin e aktit të përfitimit të kuotës, i cili duhet të përfundojë brenda afatit ligjorë 21 ditorë, në rastet e kthimit të aplikimit të pa plotë për plotësimin e të metave (neni 56)
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik, me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
Kujdes, modifikim i aplikimit, bëhet vetëm nga individi që ka kryer aplikimin;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “Dërgo kodin e nënshkrimit";
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar (Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira ime” në portalin e-Albania;
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër, brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al