Aplikimi për shndërrim të lejes minerare mundëson shndërrimin e lejes minerare kërkim-zbulimi në leje minerare shfrytëzimi.
Baza ligjore:
- Legjislacioni sektorial, Ligji Nr.10 304, datë 15.07.2010 i ndryshuar “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”;
- Udhëzimi Nr. 14, datë 17.06.2022 “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave të mënyrës së aplikimit për shndërrimin e lejeve minerare”;
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Akti i regjistrimit të subjektit (Ekstraktin e regjistrimit si person juridik, ku në objektin e veprimtarisë të këtë të miratuar edhe zhvillimin e veprimtarisë minerare me punime sipërfaqësore ose nëntokësore sipas kërkesës). |
1. Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit, të vlefshme për realizimin e veprimtarisë së kërkim-zbulim përfshirë edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të përvojës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka; |
2. Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të energjisë elektrike për kontratën/at e energjisë që ka kërkuesi, i regjistruar në Shqipëri; |
2. Kontratën me drejtuesin teknik të punimeve, të noterizuar, i cili duhet të jetë inxhinier i fushës së veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit sipas emërtimeve të universiteteve, vërtetuar me diplomën përkatëse; |
|
3. Burimet financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të programuara; |
|
4. Projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit dhe programin minimal të punës për kërkim-zbulimin, që duhet të përmbajnë; |
|
5. Specifikime të propozimeve të tij për punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë; |
|
6. Specifikime për kërkesat e pritshme të infrastrukturës dhe masave paraprake që do të ndërmarrë, ku përfshihen, por jo vetëm, mënyra e hyrjes në zonën e lejuar për shfrytëzim minerar. |
|
7. Projektin e rehabilitimit të zonës minerare; |
|
8. Përcaktimet për vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare. |
|
9. Subjektet që aplikojnë për leje minerare, bashkë me dosjen e dokumentacionit për leje minerare, janë të detyruar të deklarojnë me shkrim burimin ligjor të të gjithë informacionit gjeologjik apo gjeologo-minerar, të përdorur në ndërtimin e dokumentacionit aplikues; |
|
10. Vlerësimin nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, për realizimin e detyrimeve të lejes së kërkim-zbulimit; |
|
11. Prokurë/autorizim; |
|
12. Dokument identifikimi (ID/Pasaportë); |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portalin e-albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për shndërrim të lejes minerare kërkim-zbulimi në leje minerare shfrytëzimi”;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Dergoni kodin e nënshkrimit;
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe klikoni butonin “Nënshkruaj”;
- Pasi aplikimi dërgohet me sukses shqyrtimi bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit, merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar ( Dërgo në institucionin tjetër/Refuzim);
- Pas shqyrtimit te aplikimit, institucioni tjetër merr vendimin (Miratim/Refuzim);
- Në rastin e miratimit të aplikimit nga ministria, licenca/leja përkatëse aktivizohet direkt prej saj, kur dhënia e licences/lejes është pa pagesë
- Në rast se licenca është me pagesë shfaqet në rubrikën “Në pritje të pagesës” për ngarkimin e mandatit të pagesës brenda afatit 30 ditor.
- Pas ngarkimit të mandat pagesës nga subjekti, licenca aktivizohet automatikisht.
- Në rastin e refuzimit të aplikimit nga ministria, aplikanti njoftohet me arsyen përkatëse;
- Për të gjitha fazat nëpërmjet të cilave kalon një aplikim përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania
Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit nga administratori i subjektit.
Për të kryer pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset ku nënshkrimi fillimisht duhet të aktivizohet në
Platformën e Nënshkrimit Elektronik.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit120 ditë kalendarike nga data e aplikimit
Periudha e vlefshmërisëSipas aktit të miratimit
KostotDrejtohuni pranë Ministrisë përkatëse, për informacion mbi tarifën sektoriale.
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al