Shërbimi elektronik "Aplikim për transferimin e emrit të rezervuar" u vjen në ndihmë qytetarëve të dërgojnë kërkesën online për transferimin e emrit të rezervuar, për regjistrim pranë QKB-së. Gjatë afatit të vlefshmërisë, emri i rezervuar mund t’u transferohet lirisht të tretëve, nëpërmjet depozitimit në QKB të formularit përkatës (me aplikim të veçantë “Transferim i emrit të rezervuar”).
Baza ligjore:
-Ligji 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar;
- VKM nr. 537, datë 01.08.2007 “ Për Rregullat për emrat dhe Emërtimet Tregtare”;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm- Dokumenti i identifikimit të aplikantit;
Kujdes:Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës. Në të kundërt përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për transferimin e emrit të rezervuar”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi kërkesë për transferimin e emrit të rezervuar;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “ Dërgo kodin e nënshkrimit;
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar;
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira ime” në portalin e-Albania;
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër, brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisë30 ditë, nga data e rezervimit.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al