Shërbimi elektronik “Kërkesë për aktivizim aktivitetit te pezulluar” u mundëson subjekteve tregtare të cilat kanë njoftuar pushimin e përkohshëm të aktivitetit tregtar, të aplikojnë online për të njoftuar aktivizimin e tij.
Baza ligjore:
- Ligji nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr.9901, datë 14..4.2017 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;
- Ligji Nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr.9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr.10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
- Aktin e Përfaqësimit (në rast se aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor);
- Akti për njoftimin e aktivizimit të aktivitetit (kërkesë/vendim).
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për aktivizim aktivitetit te pezulluar";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni të dhënat në formular dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës;
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit8 (tetë ) orë pune
Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al