Shërbimi elektronik "Aplikim për hapjen e procedurave të likuidimit ", u ofrohet subjekteve që sipas ligjit kalojnë në Likuidim dhe që kanë një llogari në portalin e-albania, si biznes.
Baza Ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm- Dokumenti i identifikimit të aplikantit;
- Dokumenti i identifikimit të likuidatorit (rastet kur likuidatori është i ndryshëm nga aplikanti);
-Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Vendimi i subjektit, për fillimin e procedurave të likudimit;
- Specimeni i nënshkrimit (firma) e likuidatorit, (nëse nuk është depozituar në akte);
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes, në portalin e-Albania
(Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik);
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për hapjen e procedurave të likuidimit”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
-Ngarko dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Dergo kodin e nënshkrimit;
- Pasi aplikanti, vendos kodin e nënshkrimit, i jep komandën “Nënshkruaj”;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës (Pezullim/ Refuzim ose Miratim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira ime” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al