Shërbimi elektronik "Aplikim për çregjistrimin person fizik në rast vdekje", u vjen në ndihmë personave të interesuar, për të kryer aplikimin online, për çregjistrim Personi Fizik (tregtar), duke plotësuar formularin online me qëllim mbylljen përfundimtare të aktivitetit.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Kodi Civil, i ndryshuar;
- Ligji nr.9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i identifikimit të aplikantit ;
- Aplikimit për çregjistrim. në rast vdekje, duhet të bashkëlidhet si dokument shoqërues në aplikim, Certifikata e vdekjes, lëshuar nga Gjendja Civile ose Gjykata (në rast se personi është shpallur i vdekur);
Kujdes:Certifikatat, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës. Në të kundërt përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale);
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Kujdes: Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës. Në të kundërt përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ, në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për çregjistrimin person fizik në rast vdekje”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Dergo kodin e nënshkrimit;
- Pasi aplikanti, vendos kodin e nënshkrimit, i jep komandën “Nënshkruaj”;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës (Pezullim/çregjistrim në pritje DPT/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, me marrjen e kërkesës për çregjistrim të personit fizik në rast vdekje, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, në bazë të nenit 45, të ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, njofton menjëherë organin tatimor në rrugë elektronike mbi datën e kërkesës për çregjistrimin të subjektit. Administrata tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës për çregjistrim të personave fizikë, është e detyruar të verifikojë dhe të vlerësojë situatën tatimore të subjektit/ tatimpaguesit në llogarinë e tij në kontabilitetin dhe sistemin e të dhënave që disponon, si dhe për deklaratat e padorëzuara nga ai, administrata tatimore njofton brenda këtyre 10 ditëve tatimpaguesin. Kur administrata tatimore, sipas analizës së riskut, gjykon se është e nevojshme të ushtrojë kontroll në mjedisin ku kryen veprimtarinë subjekti, ky kontroll dhe pasqyrimi i tij në situatën e tatimpaguesit nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë pune. Nëse, organi tatimor nuk ka paraqitur ndonjë kundërshtim me shkrim brenda afatit ligjor 30 ditë pune, Qendra Kombëtare e Biznesit, kryen menjëherë çregjistrimin e subjektit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al