Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një qytetari shqiptar ose të huaj për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar. (Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare).
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Kodi Civil;
- Ligji nr.9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Aktet e tjera të nevojshme për regjistrimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si shtetas shqiptar ose shtetas i huaj
(Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik);
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik / Application for the initial registration of the physical person”
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin
- Ngarko dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “ Dërgo kodin e nënshkrimit”;
- Vendos kodin e nënshkrimit dhe kliko butonin “Nënshkruaj”
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar ( Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues, me email, në mënyrë automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit nr.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit, i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al