LinkButtonLinkButton

Aplikim për transferim të lejes minerare

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Aplikim për transferim të lejes minerare
Shërbimi elektronik "Aplikim për Transferim të lejes minerare" mundëson transferimin e lejes minerare nga subjekti i cili zotëron lejen në një subjekt tjetër. Baza ligjore: - Ligji Nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” - Vendimi Nr. 357, datë 26.5.2022 “Për përcaktimin e kritereve dhe të rregullave të transferimit të të drejtave minerare nga zotëruesi”

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Kërkesa në QKB për transferimin e lejes minerare nga zotëruesi i lejes minerare, ku të jetë përcaktuar arsyeja/arsyet e transferimit;
2. Vendimi i asamblesë së ortakëve/asamblesë së përgjithshme të shoqërisë zotëruese të lejes minerare për transferimin e lejes minerare;
3. Vendimi për marrjen e lejes i asamblesë së ortakëve/asamblesë së përgjithshme të shoqërisë që kërkon t’i transferohet leja minerare;
1. Ekstrakti nga QKB-ja për regjistrimin si person juridik, në objektin e të cilit të jetë përfshirë edhe zhvillimi i veprimtarisë minerare, per subjektin, që kërkon t’i transferohet leja minerare; 4. Aktmarrëveshja e nënshkruar përpara noterit ndërmjet dy shoqërive për transferimin e lejes minerare, ku të jetë përcaktuar që subjekti, i cili kërkon t’i transferohet leja minerare, pranon, së bashku me transferimin e lejes minerare, përgjegjësinë për të gjitha detyrimet kundrejt shtetit apo palëve të treta, të cilat rrjedhin nga leja minerare që transferohet, si dhe detyrimet, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
2. Vërtetimi i lëshuar nga administrata tatimore se subjekti, që kërkon t’i transferohet leja minerare, ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe ka plotësuar detyrimet fiskale; 5. Vërtetimi se subjekti, që kërkon t’i transferohet leja minerare, nuk është i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë dhe nuk është në ndjekje penale;
3. Vërtetimi se subjekti, që kërkon t’i transferohet leja minerare, ka paguar detyrimet për energjinë elektrike, të lëshuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike; 6. Konfirmimi për burimet financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të programuara për të zhvilluar veprimtarinë minerare, të vërtetuar nga dokumentet e mëposhtme, subjektin, që kërkon t’i transferohet leja minerare : i. kopja e pasqyrave financiare të dy viteve të fundit, e certifikuar nga administrata tatimore; ii. vërtetimi nga banka që konfirmon se personi juridik ka të depozituar në numrin e llogarisë të paktën 20% të vlerës së investimit të parashikuar për t’u realizuar në programin e investimeve. Vërtetimi duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë nga dita e dorëzimit të dokumenteve; iii. në rastet kur shoqëria ka paraqitur një dokument noterial me një investitor, i cili garanton mbështetje financiare për realizimin e programit të investimit, ky dokument duhet të shoqërohet me dokumentet që provojnë burimet financiare të këtij të fundit, të përcaktuara në nënndarjet “i” dhe “ii”, të shkronjës “dh”, të kësaj pike;
4. Vërtetimi i lëshuar nga administrata tatimore se subjekti, qe zoteron lejen minerare, ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe ka plotësuar detyrimet fiskale; 7. Historiku i aktivitetit të shoqërisë, që kërkon t’i transferohet leja minerare;
5. Vërtetimi se subjekti, që kërkon t’i transferohet leja minerare, ka statusin aktiv; 8. Kualifikimet arsimore dhe profesionale të stafit përgjegjës për drejtimin e punimeve që lidhen me ekzekutimin e punimeve të planit të investimit, si: curriculum vitae, diploma, leje profesionale apo dokumente të tjera të ngjashme, per subjektin , që kërkon t’i transferohet leja minerare;
9. Certifikata profesionale e drejtuesit teknik dhe kontrata me drejtuesin teknik, per subjektin , që kërkon t’i transferohet leja minerare;
10. Vetëdeklarimi mbi punonjësit dhe stafin drejtues të shoqërisë, per subjektin që kërkon t’i transferohet leja minerare;
11. Lista e mjeteve, e shoqëruar me dokumentet që vërtetojnë të drejtat reale që subjekti gëzon ndaj tyre (pronësi, qira, përdorim apo çdolloj tjetër posedimi), per subjektin që kërkon t’i transferohet leja minerare;
12. Vërtetime mbi përvojën në fushën minerare apo referenca për përmbushje të suksesshme të punimeve minerare të ngjashme, të lëshuara nga një ent publik ose privat, që tregon vlerën, kohën dhe natyrën e punimeve të ekzekutuara, dhe/ose çfarëdolloj dokumenti tjetër që parashikon legjislacioni minerar në fuqi. Në rast se subjekti I cili kërkon ti tranferohet leja minerare nuk ka përvojë në fushën minerare, atëherë ai duhet të paraqesë një dokument noterial (marrëveshje bashkëpunimi) në të cilin shprehet vullneti për mbështetje teknike nga një subjekt me përvojë në fushën minerare. Subjekti mbështetës duhet të vërtetojë eksperiencën e tij në fushën minerare me dokumentacionin e parashikuar në këtë vendim;
13. Miratimi nga strukturat përgjegjëse për kapacitetet e prodhimit vjetor, vlerën e investimeve, vlerat e garancive, të përcaktuara në nenin 31, të ligjit nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, per subjektin qe zoteron lejen minerare;
14. Autorizimi/Prokurë;
15. ID;
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Subjekti që zotëron lejen minerare logohet në portalin e-albania nëpërmjet profilit si biznes. - Përzgjedh shërbimin "Aplikim për transferim të lejes minerare”; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin; - Ngarkon dokumentacionin e nevojshëm; - Klikon butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Dergon kodin e nënshkrimit; - Vendos kodin e nënshkrimit dhe klikon butonin “Nënshkruaj”; - Pasi aplikimi dërgohet me sukses shqyrtimi bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së; - Pas vlerësimit të aplikimit, merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar ( Dërgo në institucionin tjetër/Refuzim); - Pas shqyrtimit te aplikimit, institucioni tjetër merr vendimin (Miratim/Refuzim); - Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca/leja përkatëse shfaqet me të dhënat e reja, në shërbimin Lëshim i titullit të licencës/lejes; - Në rastin e refuzimit të aplikimit nga ministria, aplikanti njoftohet me arsyen përkatëse; - Për të gjitha fazat nëpërmjet të cilave kalon një aplikim përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit nga administratori i subjektit. Për të kryer pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset ku nënshkrimi fillimisht duhet të aktivizohet në Platformën e Nënshkrimit Elektronik.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
4 ditë pune + 60 ditë kalendarike

Periudha e vlefshmërisë
Sipas aktit te miratimit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin