Aplikimi për transferim të lejes mjedisore mundëson transferimin e lejes mjedisore nga subjekti i cili zotëron lejen në një subjekt tjetër.
Baza ligjore:
- Legjislacioni sektorial, Ligji Nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”;
- Vendimi Nr. 419, datë 25.06.2014” Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipit a, b dhe c, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të Mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja”,
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Kopje të lejes ekzistuese; |
1. Urdhri i ministrit per transferimin e aktit te miratimit; |
2. Akti i regjistrimit te subjektit të subjektit që kërkon ti transferohet leja mjedisore; |
2. Autorizim/prokurë e aplikantit; |
3. Akti i regjistrimit te subjektit të subjektit që zotëron lejen mjedisore |
3. ID; |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.Hapat e procedurës- Subjekti përfitues i lejes mjedisore logohet në portalin e-Albania nëpërmjet mënyrës së identifikimit si biznes;
- Përzgjedh shërbimin "Aplikim për transferim të lejes mjedisore”;
- Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkon dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikon butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Dergon kodin e nënshkrimit;
- Vendos kodin e nënshkrimit dhe klikon butonin “Nënshkruaj”;
- Pasi aplikimi dërgohet me sukses shqyrtimi bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit, merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar ( Dërgo në institucionin tjetër/Refuzim);
- Pas shqyrtimit te aplikimit, institucioni tjetër merr vendimin (Miratim/Refuzim);
- Në rastin e aprovimit të aplikimit nga ministria, licenca/leja përkatëse shfaqet me të dhënat e reja, në shërbimin
Lëshim i titullit të licencës/lejes;
- Në rastin e refuzimit të aplikimit nga ministria, aplikanti njoftohet me arsyen përkatëse;
- Për të gjitha fazat nëpërmjet të cilave kalon një aplikim përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania
Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit nga administratori i subjektit.
Për të kryer pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset ku nënshkrimi fillimisht duhet të aktivizohet në
Platformën e Nënshkrimit Elektronik.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit4 dite pune + 15 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al