LinkButtonLinkButton

Aplikim shtyrje afati, për lejet minerare

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Aplikim shtyrje afati, për lejet minerare
Shërbimi elektronik "Aplikim shtyrje afati, për lejet minerare" u mundëson subjekteve të aplikojnë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së lejes minerare sipas afateve kohore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Baza ligjore: - Ligji Nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”; - Udhëzimi Nr. 15, datë 17.6.2022 “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave të mënyrës së aplikimit për shtyrjen e afateve për lejet minerare”,

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Akti i regjistrimit të subjektit (Ekstraktin e regjistrimit si person juridik, ku në objektin e veprimtarisë të këtë të miratuar edhe zhvillimin e veprimtarisë minerare me punime sipërfaqësore ose nëntokësore sipas kërkesës); 1. Zotëruesit e lejeve minerare, që aplikojnë për shtyrje afati për lejet e tyre minerare, duhet të paraqesin kërkesën e aplikimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kërkesa duhet të përmbajë një informacion të plotë për realizimin e detyrimeve të lejes së tyre minerare, në përputhje me kushtet e lejes dhe detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe arsyet e shtyrjes së afatit të lejes;
2. Leje minerare e leshuar para hapjes së QKB;
3. Prokurë/autorizim;
4. Dokument identifikimi (ID/Pasaportë);
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Subjekti logohet në portalin e-albania nëpërmjet profilit si biznes. - Përzgjedh shërbimin "Aplikim shtyrje afati, për lejet minerare"; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin; - Ngarkon dokumentacionin e nevojshëm; - Klikon butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Dergon kodin e nënshkrimit; - Vendos kodin e nënshkrimit dhe klikon butonin “Nënshkruaj”; - Pasi aplikimi dërgohet me sukses shqyrtimi bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së; - Pas vlerësimit të aplikimit, merret vendimi nga nëpunësi i autorizuar ( Dërgo në institucionin tjetër/Refuzim); - Pas shqyrtimit te aplikimit, institucioni tjetër merr vendimin (Miratim/Refuzim); - Në rastin e miratimit të aplikimit nga ministria, licenca/leja përkatëse aktivizohet direkt prej saj, kur dhënia e licences/lejes është pa pagesë. - Në rast se licenca/leja është me pagesë shfaqet në portalin e-Albania, tek ”Hapësira Ime”, në rubrikën “Në pritje të pagesës” për ngarkimin e mandatit të pagesës brenda afatit 30 ditor. Pas ngarkimit të mandat pagesës nga subjekti, licenca/leja aktivizohet automatikisht. - Në rastin e refuzimit të aplikimit nga ministria, aplikanti njoftohet me arsyen përkatëse; - Për të gjitha fazat nëpërmjet të cilave kalon një aplikim përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit nga administratori i subjektit. Për të kryer pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset ku nënshkrimi fillimisht duhet të aktivizohet në Platformën e Nënshkrimit Elektronik.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
4 ditë pune + 60 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit të plotë

Periudha e vlefshmërisë
Sipas aktit te miratimit

Kostot
Drejtohuni pranë Ministrisë përkatëse, për informacion mbi tarifën sektoriale

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin