LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta (vetëm për shoqëritë që ortak të vetëm kanë institucionet qëndrore dhe/ose vendore te Republikës së Shqipërisë)

Kontaktet
Tel:  +355 42 250 066
E-mail:  info.qkb@qkb.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr.33, Shtëpia e Ushtarakëve Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta (vetëm për shoqëritë që ortak të vetëm kanë institucionet qëndrore dhe/ose vendore te Republikës së Shqipërisë)
Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta, i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar të shoqërisë. Baza ligjore: Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Statuti dhe Akti i Themelimit të shoqërisë, në rast se janë hartuar si 2 dokumente të veçanta në origjinal (afati 30 ditë nga data e themelimit) - Akti i emërimit të organeve të shoqërisë, nëse nuk përfshihet në aktet e tjera - Mandati bankar ose vërtetimi i noterit për pagesën e kapitalit në para - (nëse kapitali është paguar) - Akti i ekspertimit të ekspertit vlerësues të licensuar për pagesën e kapitalit në natyrë - Dokumenti i identifikimit të përfaqësuesit - Dokumenti i autorizimit të përfaqësuesit - Deklarata e posacme për njohjen, pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta (vetëm për shoqëritë që ortak të vetëm kanë institucionet qëndrore dhe/ose vendore te Republikës së Shqipërisë)”; - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit - Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje aplikuesit Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit. Për pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një dite pune nga marrja e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin