LinkButtonLinkButton

Kërkesë për leje qëndrimi / Residence permit

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: InTech+ shpk
Kërkesë për leje qëndrimi / Residence permit

Click here to read the description of this e-service in English.
Shërbimi elektronik "Kërkesë për leje qëndrimi" u mundëson shtetasve të huaj, që kanë hyrë dhe qëndrojnë në mënyrë të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t'u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet nga autoritetet vendor përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin e tij të përkohshëm, për dërgimin nëpërmjet shërbimit postar, të këtyre dokumenteve: - dokumentacioni origjinal; - dy fotografi, në formatin e pasaportës me sfond të bardhe, të bëra në 6-mujorin e fundit; - mandat pagesë të tarifës së shërbimit (si dhe të masave admistrative (gjobë) të vendosuar për shkelje të afatit të aplikimit për leje qëndrimi); - formularit të printuar dhe nënshkruar nga aplikanti me foton e aplkuar në të; Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Republiken e Shqipërisë, plotesimi i formularit të duhur të aplikimit varet nga motivi i kërkuar i qendrimit në Shqipëri: - Bashkim Familjar me shtetas shqiptar; - Bashkim Familjar me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi të vlefshme në Shqipëri; - Studim; - Leje Unike ; - Arsye të tjera; - E Përhershme; - E Përhershme për raste të vecanta; Në zbatim të VKM nr.67, datë 02.02.2022, aplikimi për leje të përkohshme qëndrimi tashmë mund të bëhet dhe për shtetasit nga Kosova, të cilet mund të aplikojnë duke plotesuar formularin për një nga motivet e mësipërme. Kërkesa on-line për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet Brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që aplikanti i huaj: - Në momentin e aplikimit për leje qëndrimi është prezent në territorin e Republikes së Shqiperisë; - Ka qendrim të rregull në territor; - Plotëson afatet dhe kriteret ligjore për tipin e lejes e qëndrimit për të cilën po aplikon sipas legjislacionit në fuqi për të huajt; - Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës të përkthyera dhe legalizuara; - Ka nje adrese personale e-mail nëpërmjet së cilës do të kryhet komunikimi on-line me Autoritetin për Kufirin dhe Migracionin (vendosja gabim e adresës e-mail ose perdorimi i adresave e-mail të personave të tjerë, shkakton moskomunikimin e informacioneve të rëndësishme dhe shkeljen e afateve, të cilat cojnë në refuzimin e aplikimit për leje qendrimi).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për leje qëndrimi"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni saktë formularin elektronik me të dhënat e nevojshme sipas të gjitha fushave; - Ngarkoni në formatin e përcaktuar të gjithë dokumentet e listuara në fomular; - Sigurohuni se informacion i rregjistruar nga ju është i saktë; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Shkarkoni dhe printoni formularin e plotesuar bashkëlidhur foton tuaj personale sipas standartit të kerkuar Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e aplikimit te ri. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM- se brenda 10 ditëve njofton aplikantin për pasaktësitë apo mangësitë e konstatuara në dokumentacion dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit duke, i caktuar një afat maksimal 30 ditë për plotësimin e dokumentacionit të munguar. Nëse janë përmbushur kriteret dhe dokumentacioni është i plotë, qytetari njoftohet nëpërmjet postës elektronike për pranimin e aplikimit, detyrimin e pageses së tarifës për lejen e qëndrimit sipas faturës së arketimit të percjellë nëpërmjet postës elektronike (e cila duhet paguar brenda 24 orëve nga marrja e mesazhit në cdo bankë të nivelit te dytë në Rpublikën e Shqipërisë), si dhe përmbushjen e detyrimit per të derguar brenda 7-ditëve, nëpërmjet shërbimit postar të këtyre dokumenteve: - dokumentacioni origjinal; - 2 fotografi; - mandati i pagesës së tarifës së sherbimit; - formulari i plotësuar dhe printuar nga platforma e-Albania, i nënshkruar nga aplikanti i huaj. Në rast të moskryerjes së pagesës së tarifës për leje qëndrimi dhe dërgimit të dokumentacionit nëpërmjet shërbimit postar brenda afatit të përcaktuar, kërkesa on-line për leje qëndrimi, refuzohet menjëhrë. Pas dorezimit të plotës të dokumentacionit on-line dhe pagesës për leje qëndrimi, aplikanti i huaj pajiset me leje qendrimi provizore me nënshkrim elektronik, të vlefshme deri nëe 2 muaj (periudhe kjo e nevojshme per vleresimin e aplikimitt për leje qendrimi. Pas miratimit te Lejes së Qendrimit, i huaji njoftohet nëpërmjet postës elektronikenë për miratimin e aplikimit për leje qendrimi, dhe udhezohet për paraqitjen personalisht në zyrën vendore të migracionit ku provon identitetin e tij dhe aplikon për kartë biometrike Leje Qendrimi për të Huajt.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Njoftimi për refuzimin ose pranimin e kërkesës për leje qëndrimi bëhet nëpërmjet postës elektronike Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Procedura e miratimit të aplikimit zgjat deri në 30 ditë. Nëse për arsye objektive ky afat duhet të zgjatet, i huaji do të njoftohet nga Zyra Vendore e Migracionit përkatës nëpërrmjet postës elektronike.

Periudha e vlefshmërisë
3-6 muaj; 1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare; e përhershme.

Kostot
Në varësi të afatit dhe motivit të lejes së qëndrimit që aplikohet.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin