Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një shoqërie aksionare (SH.A), i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. (Një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë Shoqëritë Aksionare).
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Mandati bankar për pagesën e kapitalit në para (të paktën një të katërtën e vlerës);
- Specimeni i nënshkrimit (firma) të përfaqësuesit ligjor të shoqërisë (nëse nuk është depozituar në akte);
- Statuti dhe Akti i Themelimit të shoqërisë, në rast se janë hartuar si 2 dokumente të veçanta (afati 30 ditë nga data e themelimit) ;
- Akte të tjera që i përkasin personit juridik, në rastin që shoqëria krijohet edhe nga person juridic (shqiptar, ose i huaj);
- Akti i ekspertimit të ekspertit vlerësues të licensuar (emëruar me vendim Gjykate), për pagesën e kapitalit në natyrë;
- Aktet e tjera të nevojshme për themelimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin fillestar të shoqërive aksionare (SH.A)”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni;
- Ngarko dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Kliko butonin “Dergo kodin e nënshkrimit”;
- Pasi aplikanti, vendos kodin e nënshkrimit, i jep komandën “Nënshkruaj”;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës ( Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Kujdes: Aplikanti, duhet të jetë i pajisur me nënshkrim elektronik!Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të ligjit 23.9723/2007 dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit, lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al