Shërbimi elektronik "Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues për shoqëritë kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta" u mundëson qytetarëve regjistrimin njëkohësisht të të dhënave në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 9880 datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr. 10273 datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve;
- Ligji nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti për Regjistrin Tregtar:
- Dokumenti i identifikimit të aplikantit;
- Dokumenti i identifikimit, të ortak/anëtar/administrator/ ekspert/ drejtues teknik, etj (nëse ka):
Kujdes:Dokumentet e identifikimit, duhet të ngarkohen vetëm në opsionin përkatës. Në të kundërt përbën shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;
- Mandati bankar për pagesën e kapitalit në para (nëse kapitali është paguar);
- Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Specimeni i nënshkrimit (firma) të përfaqësuesit ligjor të shoqërisë (nëse nuk është depozituar në akte);
- Statuti dhe Akti i Themelimit të shoqërisë, në rast se janë hartuar si 2 dokumente të veçanta (afati 30 ditë nga data e themelimit);Nëse po regjistroni shoqëri të thjeshtë, kontratën përkatëse, sipas parashikimeve të Kodit Civil;
- Akte të tjera që i përkasin personit juridik, në rastin që shoqëria krijohet edhe nga person juridik(shqiptar, ose i huaj),(Neni 29, Ligji Nr.9723, date 03.05.2007 “Per Regjistrimin e Biznesit” i ndryshuar);
- Akti i ekspertimit të ekspertit vlerësues të licensuar për pagesën e kapitalit në natyrë (në rastet kur kapitali në natyrë, vlerësohet nga ekspert);
- Aktet e tjera të nevojshme për themelimin, sipas legjislacionit në fuqi.
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti për Regjistrin e Pronarit Përfitues:
- Akti i përfaqësimit, në formën e kërkuar nga ligji, nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që legjitimohet të kryejë regjistrimin;
- Dokumentacionin që vërteton numrin unik të identifikimit, emrin si dhe datën e regjistrimit të subjektit raportues në regjistrin përkatës;
- Dokumentacionin e autoritetit kompetent regjistrues, që vërteton se pronari përfitues i regjistruar është zotërues i 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit; ose të të drejtave të votimit ose dokumentacion tjetër që përmban informacionin e nevojshëm për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues;
- Deklarata me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit raportues, ku të përcaktohen saktësisht hapat e ndërmarra për identifikimin e pronarin përfitues si dhe arsyet e identifikimit të tij në këtë pozicion ( rasti kur nuk arrihet të identifikohet individi zotërues i 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit; ose të të drejtave të votimit);
- Dokumentacion që vërteton kontrollin e individit të regjistruar si pronar përfitues, në subjektin raportues (rasti kur nuk arrihet të identifikohet individi zotërues i 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit; ose të të drejtave të votimit);
- Dokumentacion që vërteton pozicionin e individit të regjistruar si pronar përfitues, në subjektin raportues (rasti kur nuk arrihet të identifikohet individi zotërues i 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit; ose të të drejtave të votimit);
- Dokumentacion tjetër shoqërues që vërteton të dhënat e regjistruara;
Në rast se ndaj subjektit raportues është vendosur kundërvajtje administrative duhet të bashkëlidhni edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t'u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit : FaturaHapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për regjistrim fillestar të njëkohshëm në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Pronarëve Përfitues të shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta”;
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni, si dhe të dhënat e pronarëve përfitues;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin “Dergo kodin e nënshkrimit”;
- Pasi aplikanti, vendos kodin e nënshkrimit, i jep komandën “Nënshkruaj”;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit merret vendimi përkatës ( Pezullim/Miratim/ Refuzim);
- Përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues nga specialistët përkatës me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania
Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit.
Për pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: “
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese”.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB, pasi kryen verifikimet përkatëse, në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër, brenda një afati prej një dite nga data e paraqitjes së aplikimit.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al