LinkButtonLinkButton

Aplikim për Leje Unike / Unique permit

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për leje qëndrimi/unike / Residence/Unique permit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Communication Progress shpk
Aplikim për Leje Unike / Unique permit

Click here to read the description of this e-service in English.
Shërbimi elektronik "Aplikim për Leje Unike" u mundëson shtetasve të huaj, që kërkojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t'u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet kryerjes së aplikimit vetëm elektronikisht, eliminohet prezenca fizike e shtetasit të huaj në Shqipëri në momentin e aplikimit. Aplikimi realizohet në një formular të përbashkët duke dhënë mundësine aplikuesit të plotësojë vetëm një herë informacionin që i nevojitet për konfirmimin e lejes së punës , pajisjen me vizë dhe pajisjen në fund me lejen unike. Dokumentet shoqëruese do të dorëzohen vetëm një herë online, dhe strukturat përgjegjëse do e trajtojnë aplikimin sipas procedurës ligjore në fuqi deri në lëshimin e lejes unike me vulë elektronike. Nëpërmjet shërbimit mund të aplikohet për motivet e mëposhtme: - Punësim, Vetëpunësim; - Punonjës me kualifikim të lartë; - Të transferuar brenda ndërmarrjes; - Investitorë; - Lëvizës Digital. Nëse aplikuesi ka një shtetësi për të cilën duhet patjetër të pajiset me vizë, për të hyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, po nëpërmjet të njëjtit shërbim zgjidhen nënllojet e vizës D : - Viza për qëllime studimi ; - Viza për bashkim familjar ; - Viza për veprimtari humanitare ose fetare ; - Viza diplomatike ose vizë shërbim ; - Viza për qëllime punësimi stinor ; - Vizë për të trajnuarin pa pagesë ; - Vizë për au pairs; - Vizë për shkëmbime rinore ; - Vizë për kërkim shkencor ; - Viza si punëmarrës. - Viza për të transferuarit brenda ndërmarrjes ; - Viza për formim profesional ; - Viza për sportistë ; - Viza për shërbim vullnetar ; - Viza për punonjës me kualifikim të lartë ; - Viza për persona të vetëpunësuar ; - Viza për punonjës lëvizës digjital ; - Viza për investitorë ; - Viza për shërbime kontraktuese ; - Viza për ekuipazhin e mjeteve të lundrimit ; - Viza për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi ; - Viza për pensionistët . Për të aplikuar për Leje Unike , aplikanti duhet të jetë i sigurt që përmbush minimalisht kërkesat e mëposhtme: - Posedon një dokument të vlefshëm udhëtimi të njohur në Republikën e Shqipërisë - Ka motiv të vlefshëm për të qëndruar në Republikën e Shqipërisë bazuar në Ligjin 79/2021 “Për të huajt”; - Ka ose siguron të ardhura të mjaftueshme për të përballuar akomodimin dhe jetesën në Shqipëri; - Nuk përbën rrezik për rendin, sigurinë kombëtare apo shëndetin publik në Shqipëri. Baza Ligjore: - Ligji 79/2021 “Për të huajt”; - VKM nr.858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin e nevojshem për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu

Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Leje Unike"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Zgjidhni llojin e motivit për të cilën do aplikoni dhe nënllojin e vizës (nëse i përkisni shtetësisë që ka nevojë për vizë për hyrjen në RSH) dhe shkarkoni mandat pagesën. Pagesa mund të kryhet pranë bankave të nivelit të dytë. - Plotësoni saktë formularin elektronik me të dhënat e nevojshme sipas të gjitha fushave; - Ngarkoni në formatin e përcaktuar të gjithë dokumentet e listuara në fomular; - Pasi të siguroheni se informacioni i plotësuar nga ju është i saktë, klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Shkarkoni, printoni dhe nënshkruani formularin e plotësuar on-line. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentacioni, Punonjësi i Migracionit Policisë së Shtetit ose i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (nëse i përkisni shtetësisë që ka nevojë për vizë për hyrjen në RSH) brenda 5 ditëve njofton aplikantin për pasaktësitë apo mangësitë e konstatuara në dokumentacion dhe aplikanti udhëzohet për të riplotësuar praktikën e aplikimit duke i caktuar një afat maksimal prej 30 ditësh. Nëse janë përmbushur kriteret dhe dokumentacioni është i plotë, aplikanti njoftohet nëpërmjet postës elektronike për pranimin e aplikimit, përmbushjen e detyrimit per të derguar brenda 8-ditëve, nëpërmjet shërbimit postar të dokumentacionit te ngarkuar ne aplikim, dy fotografive të bëra në 6-mujorin e fundit, mandat pagesë të tarifës së shërbimit, fotokopjes së dokumentit të udhëtimi, si dhe formularit të printuar dhe nënshkruar nga aplikanti me foton e aplikuar në të. Për kategoritë e të huajve, të cilat në bazë të ligjit duhet të marrin miratimin e punësimit, aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet on-line fillimisht nga AKPA. Për kategorinë e të huajve të vetëpunësuar dhe investitorë, vlerësimi i plotësimit të kushteve për pajisjen me leje unike bëhet nga komisioni vlerësues i ministrisë përgjegjëse për financat dhe ekonominë. Për kategoritë e të huajve, të cilët, në bazë të ligjit kanë nevojë të pajisen me vizë, viza miratohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pasi të jetë aprovuar miratimi i punësimit nga AKPA. Pas miratimit të punësimit nga AKPA dhe miratimit të vizës nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoriteti për kufirin dhe migracionin merr vendimin për lëshimin, ndryshimin ose ripërtëritjen e lejes unike, nëse aplikuesi përmbush kushtet e specifikuara në ligj. Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike të qëndrimit, kur plotësohen kriteret e kërkuara pasi është ngarkuar dokumentacioni i saktë nga legjislacioni në fuqi, bëhen brenda një afati maksimal prej 12 javësh nga dita e aplikimit. Shqyrtimi i kërkesës nga secili institucion përgjegjës duhet bërë brenda një afati maksimal prej 2 javësh. Miratimi apo refuzimi i kërkesës i njoftohet on-line. Në rast miratimi të lejes unike të qëndrimit, leja unike gjenerohet me vulë elektronike menjëherë pasi hyn në territorin e Shqipërisë dhe i dërgohet elektronikisht aplikantit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
8 ditë nga data e aplikimit,nëse i gjithë dokumentacioni i dërguar është i sakte; 12 javë nga data e aplikimit, nëse ka parregullsi në dokumentacionin e dërguar dhe vijohet me ngarkimin e dokumentaconit të saktë.

Periudha e vlefshmërisë
1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare.

Kostot
Në varësi të tipit të aplikimit.
Tarifa e vizës

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin