"Aplikim për kursin e formimit profesional me mbështetje financiare" është një shërbim elektronik, i cili iu ofrohet punëkërkuesve dhe punëkërkuesve të papunë me qëllim kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre, për një kohëzgjatje nga 3 deri në 12 muaj.
Baza ligjore:
- VKM nr. 646, datë 05/10/2022 "Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas procedurave të konkurrimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private."
Aplikimet për këtë shërbim do të jenë aktive duke filluar nga muaji shtator 2024. Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidh shërbimin “Aplikim për kursin e formimit profesional me mbështetje financiare”
- Klikoni butonin "Përdor";
- Për të krijuar një aplikim të ri, klikoni butonin "Aplikim i ri";
- Plotësoni fushat e nevojshme të kërkuara në formular dhe klikoni "Dërgo"";
- Aplikimi pasi dërgohet me sukses merret në shqyrtim nga personat përkatës pranë Zyrës Vendore të Punësimit. Në rast miratimi të aplikimit, ju do të njoftoheni në adresën tuaj e-mail rreth hapave të mëtejshëm të procedurës që duhet të ndiqet. Pas konfirmimit mbi kalimin me sukses të testimit / intervistës që kryhet nga Qendra e formimit profesional ku ju keni aplikuiar, ju mund te ndiqni hapat pasardhës për fillimin e kursit.
- Në rast refuzimi të aplikimit, do të njoftoheni në adresën tuaj e-mail rreth arsyeve të refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitBrenda 10 ditëve pune
KostotPa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al