LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot

Kontaktet
Tel:  +355 52 222 868
E-mail:  info.dpd@dpdetare.gov.al
Adresa:  Porti Detar Durrës Durrës
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot
" Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot (Pilot kategoria A, Pilot kategoria B, Herë të pare, Rinovim, Porti Durrës, Porti Shëngjin, Porti Vlorë, Porti Sarandë)." është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot (Pilot kategoria A, Pilot kategoria B, Herë të pare, Rinovim, Porti Durrës, Porti Shëngjin, Porti Vlorë, Porti Sarandë). Baza ligjore; - Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”, - Ligji 10109 Neni 12 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” - VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”. -Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020. -Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me çertifikatë për pilot
2. Raport mjekoligjor (shikim, dëgjim)
3. Eksperiencë pune (Pilot kategoria B)
4. Fotografi (4x5 cm për dokument)
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin " Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot” - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular - Klikoni butonin “Dërgo” - Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve - Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me postë dokumentat origjinale. - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit. - Aplikanti nis me postë dokumenta orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare DPD - Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot - Ju do të njoftoheni seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
20 ditë

Periudha e vlefshmërisë
5 vite

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin