"Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot
(Porti Durrës, Porti Shëngjin, Porti Vlorë, Porti Sarandë)." është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot (Porti Durrës, Porti Shëngjin, Porti Vlorë, Porti Sarandë).
Baza ligjore;
- Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”,
-Ligji 10109 Neni 12 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë”
- VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”.
-Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020.
-Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Dëshmia e penalitetit |
1. Mandat pagesa + faturën për kualifikimin si kandidat për pilot |
2. Çertifikatë kompetence |
2. Diplomë shkolle (detari) |
|
3. Raport mjekoligjor |
|
4. Eksperiencë pune (Pasaportë detare) |
|
5. Vërtetim gjuhe angleze |
|
6. Fotografi (4x5 cm për dokument) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo”
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me postë dokumentat origjinale.
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Aplikanti nise me poste dokumenta orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare DPD
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për aplikim për kualifikim si kandidat për pilot
- Ju do të njoftoheni tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit20 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al