Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit.
Baza ligjore:
• Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 192-195 dhe 232-235)
• VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë"(nenet 691-692)
Dokumentacioni i nevojshëm- Autorizim;
- Kontratë me firmën ku do të përpunohen mallrat.
Hapat e procedurësKërkesa për për ndryshim/shtesa te Autorizimit të Regjimit te Perpunimit Pasiv së bashku me dokumentacionin shoqërues paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Aplikimi së bashku me dokumentacionin shoqërues nga Përgjegjësi i Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore ose Drejtori i Drejtorisë së Procedurave Doganore i kalohet për shqyrtim specialistit të Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore.
Specialisti i Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore shqyrton aplikimin/kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dhe nëse:
- konstaton që është i regullt përgatit autorizimin dhe ja kalon për pranim Përgjegjësit të Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore.
- nuk është në regull, në përputhje me legjislacionin doganor, përgatit përgjigjen për mangësitë e konstatuara/për mosmiratim e kërkesës, shoqerisë që ka kryer aplikimin dhe ja kalon për pranim Përgjegjësit të Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore.
Përgjegjësi i Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore pasi kryen verifikimet e nevojshme:
- nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion e nënshkruan dhe ja kalon për miratim Drejtorit të Drejtorisë së Procedurave Doganore.
- nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet ja kalon/kthen specialistit për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
Drejtori i Drejtorisë së Procedurave Doganore pasi kryen verifikimet e nevojshme:
- nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion e nënshkruan dhe ja kalon për konfirmim Zv/Drejtorit të Pergjithshëm të Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore.
- nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet ja kalon/kthen Përgjegjësit të Sektorit për plotësim dokumentacioni.
Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit Teknik pasi kryen verifikimet e nevojshme:
- nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion e nënshkruan dhe ja kalon per miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
- nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet ja kalon/kthen Drejtorit të Drejtorisë së Procedurave për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim të kërkesës.
Specialisti i Sektorit të Procedurave dhe Regjimeve Doganore që ka pergatitur autorizimin kryen hedhjen në sistemin informatik doganor “Asycuda World”.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al