Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)" u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal për të kryer aplikimin për ndryshim të regjistrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës dhe deklaruar ndryshimin e kryer.
Baza Ligjore:
Mbështetur në nenin 43 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, "Për Regjistrimin e Biznesit", i ndryshuar, çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Akti i përfaqësimit ose autorizimi nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në marëdhënie me të tretë për të kryer aplikimin;
- Dokumentacioni shoqëres i cili vërteton të dhënën që regjistrohet (i.e vendimi i organit përgjegjës dhe/ose akti juridik apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet);
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”;
- Klikoni butonin "Përdor" ;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje aplikuesit, për miratimin e aplikimit ose me njoftimin e arsyes së refuzimit .
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitQKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një dite pune nga marrja e aplikimit.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al