LinkButtonLinkButton

Leje Kalimi Kufitar Lokal

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Leje Kalimi Kufitar Lokal
Shërbimi elektronik "Leje Kalimi Kufitar Lokal" u mundëson qytetarëve shqiptarë, banorë të zonës kufitare, të pajisen me leje të veçantë për kalimin e kufirit shtetëror dhe të qëndrojnë në zonën kufitare siç përcaktohet në Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës së Kosovës, "Për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës". Banorët e zonës kufitare, të cilët janë të pajisur me leje të trafikut lokal kufitar, të vlefshme për qarkullim në zonat kufitare, mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në zonën kufitare. Qëndrimi nuk do të jetë më i gjatë se 90 ditë brenda 180 ditëve. Përfituesit e këtij shërbimi janë vetëm banorët e qyteteve/fshatrave të cilat ndodhen në rrezen 30 kilometra nga kufiri Shqipëri – Kosovë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (pasaportë, kartë identiteti); - Një fotografi (47mmX36mm), të bërë jo më përpara se 6 muaj nga data e aplikimit; - Deklarata individuale mbi motivin e kalimit dhe qëndrimit në Zonën Kufitare, Shqipëri; - Deklaratë/autorizimi.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Leje Kalimi Kufitar Lokal"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni saktë formularin elektronik me të dhënat e nevojshme sipas të gjitha fushave dhe ngarkoni dokumentacionin e kërkuar; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Aplikimi do të merret në shqyrtim nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit; - Në rast refuzimi të aplikimit, do të lajmëroheni për arsyet e refuzimit. Në rast miratimi të aplikimit, leja do dërgohet në llogarinë tuaj në portal, në rubrikën “Dokumentet e mia”, si dhe në adresën tuaj e-mail.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
5 vjeçare

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin