LinkButtonLinkButton

Vërtetim negativ (për përfitim pensioni)

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim negativ (për përfitim pensioni)
Vërtetim negativ (për përfitim pensioni)
Vërtetim negativ (për përfitim pensioni) është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të marrin menjëherë online me vulë elektronike vërtetimin negativ për përfitim pensioni (që nuk përfitojnë pension). Baza ligjore Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, personi nuk duhet të ketë plotësuar asnjë kusht për të përfituar nga skema e sigurimeve shoqërore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim negativ (për përfitim pensioni)”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik duke zgjedhur nëse destinacioni i përdorimit të këtij dokumenti do të jetë "Brenda vendit" apo "Jashtë vendit"; - Gjenerimi i vërtetimit bëhet në kohë reale duke klikuar butonin “Shkarko dokumentin e vulosur”. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
1 muaj

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin