LinkButtonLinkButton

Vërtetim vjetor përfitimi afatgjatë

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Vërtetim vjetor përfitimi afatgjatë
Përfitojnë këtë lloj shërbimi të gjithë personat që kanë plotësuar kushtet sipas Ligjit 7703. Shërbimi është i vlefshëm vetëm për kategorinë e qytetarëve që përfitojnë pension. Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mbrohen nga ky Ligj: 1. Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji; 2. Nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim; 3. Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92; 4. Personat e siguruar, që kanë plotësuar kushtin për pension invaliditeti; 5. Personat, që kanë plotësuar kushtin për pension familjar; 6. Personat që kanë plotësuar kushtet për trajtime të veçanta sipas Ligjit;

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim vjetor përfitimi afatgjatë" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
365 ditë

Kostot
Pa kosto

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin