LinkButtonLinkButton

Vërtetim për periudhën e pagesës për paaftësi të përkohshme në punë

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Vërtetim për periudhën e pagesës për paaftësi të përkohshme në punë
Përfitojnë paaftësi të përkohshme të gjithë personat që kanë plotësuar kushtet sipas Ligjit 7703. 1. Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohëshme fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës; 2. Periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë, në rast se komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i siguruar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid; 3. Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohëshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës; 4. Periudha e përfitimit për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, është deri në 75 ditë. Shërbimi është i vlefshëm vetëm për kategorinë e qytetarëve që kanë përfituar pagesë nga paaftësia e përkohshme në punë. Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mbrohen nga ky Ligj: Personat e punësuar në lidhje me: - paaftësinë e përkohëshme në punë për shkak të sëmundjes; - barrëlindjen; - aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale; Personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësi dhe të vetëpunësuarit), në lidhje me: - barrëlindjen;

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për periudhën e pagesës për paaftësi të përkohshme në punë" - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin duke klikuar "Apliko";

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa kosto

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin