Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mbrohen nga ky Ligj: -Personat që përfitojnë pension invaliditeti;
Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1.Vërtetim nga Shërbimi Social Shtetëror (Drejtoria Rajonale), që nuk perfiton rimbursim të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante nga ky institucion |
1.Akti i blerjes apo i dhurimit të mjetit sipas legjislacionit në fuqi të shteteve përkatëse * |
2.Çertifikata e pronësisë së mjetit (lëshuar nga autoriteti kompetent, në emër të invalidit) |
2.Dokumenti i cregjistrimit dhe nxjerrjes jashtë qarkullimit në vendin e origjinës (kur mjeti është blerë jashtë Republikës së Shqipërisë) * |
3.Leje e qarkullimit të mjetit |
3.Dokumenta të tjera të mjetit |
|
4.Prokurë e posaçme e hartuar sipas kërkesave të Kodit Civil, për rastet kur invalidi për shkak të llojit dhe shkallës së paaftësisë për punë e ka të pamundur te drejtoje mjetin rrugor. (E drejta për drejtimin e mjetit rrugor duhet t'i jepet një pjesetari të familjes në ngarkim dhe kur nuk ka, i jepet një të afërmi. Mjeti i përdorur nga personi i autorizuar duhet të jetë në zotërim të invalidit dhe përdoret vetëm për nevojat e invalidit. Në këtë rast duhet paraqitur edhe autorizimi për administrimin e dokumenteve përkatëse elektronike nga punonjësit përgjegjës të DRSSH dhe Dëshmia e Aftësisë së Drejtimit të Mjetit) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.
Hapat e procedurësPërfitojnë këtë lloj shërbimi të gjithë personat që kanë/përfitojnë pension invaliditeti dhe plotesojnë kushtet për përfitimin e Rimbursim i shpenzimeve për blerjen e karburantëve dhe vajrave lubrifikantë
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit45 ditë pune
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al