LinkButtonLinkButton

Vërtetim page

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim page
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Vërtetim page
Shërbimi elektronik “Vërtetim page” u mundëson qytetarëve të marrin online vërtetimin e pagës me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore. Vërtetimi me vulë elektronike gjenerohet menjëherë online për çdo person të punësuar apo të vetëpunësuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Vërtetim page”; - Klikoni butonin "Përdor" për të parë dhe shkarkuar vërtetimin e pagës me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin