Shërbimi elektronik “Certifikatë Vdekje nga Regjistri Kombëtari Gjendjes Civile (RKGjC) i vitit 2010 (për përdorim brenda vendit/për përdorim nga autoritetet e huaja)” u mundëson shtetasve të aplikojnë online dhe të gjenerojnë dokumentin certifikatë vdekje, për familjarin e tyre (i cili ka rezultuar në përbërjen e mëparshme familjare me shtetasin që ka ndërruar jetë) sipas rastit:
•
Certifikatë nga Akti i Vdekjes (për përdorim brenda vendit/për përdorim nga autoritetet e huaja) për shtetasit shqiptar të cilët kanë ndërruar jetë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ju është mbajtur akt vdekje në Shqipëri;
•
Certifikatë Vdekje nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (për përdorim brenda vendit/për përdorim nga autoritetet e huaja) nga të dhënat e regjistruara nga akti i vdekjes së ndodhur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ose nga ç'regjistrimet e kryera në RKGJC me vendim gjykate, që vërteton faktin e vdekjes.
- Për shtetasit të shpallur të vdekur me vendim gjyqësor, lëshimi i certifikatës së vdekjes (shqip / në gjuhë të huaj) “Pas vitit 2010” do të mundësohet nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGjC) i vitit 2010.
- Në rastin kur shtetasi është shpallur i vdekur, certifikata e vdekjes (shqip) e kërkuar për periudhën nga viti 1923 deri në vitin 2010 do të mundësohet nga zyra e gjendjes civile përkatëse.
Dokumentet gjenerohen me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.
Baza ligjore:
Certifikata gjenerohet, me vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, si një dokument me vlerë të plotë ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shërbimet e besuara, bazuar në vendimin nr.495, datë 13.09.2017, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, si dhe në vendimin nr.332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Certifikatë Vdekje nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (për përdorim brenda vendit/për përdorim nga autoritetet e huaja) ”
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni tipin e certifikatës për periudhën aktuale duke zgjedhur “Certifikatë aktuale” apo për periudhën historike duke zgjedhur “Certifikatë historike” ;
- Në rastin e certifikatës aktuale, gjenerimi i saj bëhet në kohë reale duke klikuar butonin “Shkarko dokumentin e vulosur”.
Nëse ju nevojitet certifikata në gjuhë të huaj, klikoni butonin "Shfaq certifikatën në gjuhë të huaj";
-Në rastin e certifikatës historike duhet të përzgjidhet periudha “Para vitit 2010” ose “Pas vitit 2010”, në varësi të periudhës për të cilën ju nevojitet ky dokument;
- Për periudhën “Para vitit 2010” duhet të plotësohet seksioni me të dhënat e kërkuara dhe në fund klikoni butonin "Dërgo";
-Pasi aplikimi të dërgohet me sukses, do të merret në shqyrtim nga zyra e gjendjes civile përkatëse dhe certifikata do të dërgohet brenda 3 (tre) ditëve pune në llogarinë tuaj në portalin qeveritar e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”;
-Për periudhën “Pas vitit 2010” duhet të plotësohen të dhënat e shtetasit që ka ndërruar jetë, për të cilin kërkohet dokumenti certifikatë dhe të klikoni butonin "Shfaq certifikatën". Certifikata do të gjenerohet menjëherë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGjC) i vitit 2010. Për shkarkimin e certifikatës së vdekjes klikoni butonin "
Shkarko dokumentin e vulosur".
Certifikatën e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit“Certifikata e vdekjes nga Regjistri Kombëtari Gjendjes Civile” pas vitit 2010, gjenerohet
menjëherë.
“Certifikata e vdekjes nga Regjistri Kombëtari Gjendjes Civile” për periudhën 1923 - 2010, lëshohet
brenda 3 (tre) ditëve pune.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al