"Kërkesë / Ankesë pranë IKMT" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve të dërgojnë online kërkesën për informacion ose ankesën rreth problematikave lidhur me ndërtimin dhe mjedisin.
Bazuar në Ligjn 119 Viti: 2014.18.09 për të drejtën e informimit
Në këtë rubrikë qytetarit i jepet mundësia për të bërë ankesën e problematikës së tij në lidhje me ndërtimin, mjedisin, pyjet ose denoncim shkeljesh të kryera nga pala tjetër.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
a. Në rastin e ankesave duhet të ngarkohen dokumentet:
• Kopje ankesë, kërkesë, kthim përgjigje, informacion nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, pranë bashkive (ku njëra nga këto dokumenta është e detyrueshme që të bashkangjiten në formular);
• Fotografi ilustruese të objektit/strukturës/problematikës, të cilat ngarkohen nga qytetari (jo i detyrueshëm);
• Certifikatë pronësie, vërtetim pronësie (nëse ka);
• Prova të tjera shtesë (nëse ka).
b. Në rastin e kërkesave duhet të ngarkohen dokumentet:
• Njoftim fillim punimesh;
• Vërtetim për prishje objekti.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë / Ankesë pranë IKMT";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Shqyrtimi i aplikimit bëhet nga specialistët e IKMT;
- Pas shqyrtimit të aplikimit ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al