Shërbimi elektronik “Certifikatë martese (për përdorim brenda vendit/ për përdorim nga autoritetet e huaja)” ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat e certifikatës së martesës dhe të gjeneroni certifikatën sipas tipologjisë:
• “
Certifikatë martese sipas të dhënave aktuale”, nëpërmjet së cilës mundësohet verifikimi i të dhënave të gjendjes martesore për periudhën aktuale për të cilën kërkohen.
• “
Certifikatë martese sipas regjistrimeve të mëparshme”, nëpërmjet së cilës mundësohet verifikimi i të dhënave të gjendjes martesore të një historiku të mëparshëm sipas periudhave të mëposhtme:
- Për periudhën nga viti 1923 deri në vitin 2010, “Certifikata e martesës sipas regjistrimeve të mëparshme” do të mundësohet nga zyra e arkivës së gjendjes civile, pranë prefektit të qarkut.
- Për periudhën pas vitit 2010, “Certifikata e martesës sipas regjistrimeve të mëparshme” do të mundësohet nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGjC) i vitit 2010.
Certifikata e martesës gjenerohet me vulë elektronike në shqip ose në gjuhë të huaj me vlerë të plotë ligjore. Ky shërbim u ofrohet dhe shtetasve, të cilët kanë lidhur më shumë se 1 (një) herë martesë.
Baza ligjore:
Bazuar në vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, si dhe në vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin " Certifikatë martese (për përdorim brenda vendit/ për përdorim nga autoritetet e huaja)”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni tipin e certifikatës duke zgjedhur “Certifikatë martese sipas të dhënave aktuale” apo “Certifikatë martese sipas regjistrimeve të mëparshme”;
- Në rastin e certifikatës së martesës sipas të dhënave aktuale, gjenerimi i këtij dokumenti bëhet në kohë reale duke klikuar butonin “Shkarko dokumentin e vulosur”.
Nëse ju nevojitet certifikata në gjuhë të huaj, klikoni butonin "Shfaq certifikatën në gjuhë të huaj";
-Në rastin e certifikatës së martesës sipas regjistrimeve të mëparshme duhet të përzgjidhet periudha “Para vitit 2010” ose “Pas vitit 2010”, në varësi të periudhës për të cilën ju nevojitet ky dokument;
- Për periudhën “Para vitit 2010” duhet të plotësohet seksioni me të dhënat e kërkuara dhe në fund klikoni butonin "Dërgo";
- Pasi aplikimi të dërgohet me sukses, do të merret në shqyrtim nga zyra e gjendjes civile përkatëse dhe certifikata do të dërgohet brenda 3 (tre) ditëve pune në llogarinë tuaj në portalin qeveritar e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”;
- Për periudhën “Pas vitit 2010” duhet të plotësohet data për të cilën kërkohet certifikata dhe të klikoni butonin "Shfaq certifikatën". Certifikata do të gjenerohet menjëherë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGjC) i vitit 2010. Për shkarkimin e certifikatës së martesës sipas regjistrimeve të mëparshme klikoni butonin
"Shkarko dokumentin e vulosur".
Certifikatën e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit“Certifikata e martesës sipas të dhënave aktuale” dhe “Certifikata e martesës sipas regjistrimeve të mëparshme” pas vitit 2010, gjenerohet
menjëherë.
“Certifikata e martesës sipas regjistrimeve të mëparshme” për periudhën 1923 - 2010, lëshohet
brenda 3 (tre) ditëve pune.
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al