Click here to read the description of this e-service in English.
"Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi / Registration and equipment with maritime passport for albanian, foreign, stateless citizens" (Ndryshim të dhënash personale, Humbje, Dëmtim, Përfundim rubrikave”Imbarkim/Zbarkim” ) është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për regjistrim dhe pajisja me pasaport detare (Ndryshim të dhënash personale, Humbje, Dëmtim, Përfundim rubrikave”Imbarkim/Zbarkim” ).
Baza ligjore;
- Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”,
Ligji 10109 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” Neni 12
- VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”.
-Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020.
-Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
Për shtetas shqiptarë
- Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me pasaport detare
- Dokumenti ekzistues (Ndryshim të dhënash personale, Humbje, Dëmtim, Përfundim rubrikave)
- Vetëdeklarim për humbje pasaporte e konfirmuar nga organet kopetent
- Fotografi (4x5 cm për dokument)
Për shtetas të huaj / pa shtetësi
- Mandatpagesa + faturën për regjistrim dhe pajisja me pasaportë detare .
- Kontratë punësimi si detar (origjinale).
- Deklaratë mbi aftësinë për të notuar dhe vozitur
- Dokument për analizën e grupit të gjakut(origjinale)
- Pasaportën e Detari të lëshuar nga shteti i tij
- Dokument Kualifikim për detyrën që do të kryejë(nëse ka)
- Fotografi (4x5 cm për dokument)
Hapat e procedurës- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi / Registration and equipment with maritime passport for albanian, foreign, stateless citizens”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo”;
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve.Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me poste dokumentat origjinale. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
- Aplikanti nis me postë dokumentet orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD);
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese;
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë2 vite
KostotRegjistrim dhe pajisja me pasaport detare 5750 lekë
(Shkarkoni faturën) Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al