Shërbimi elektronik "Aplikim për ndryshim leje/ licence në Qendrën Kombëtare të Biznesit" u mundëson subjekteve të aplikojnë online për ndryshimin e të dhënave të titullit të leje/licencës. Licencat për të cilat mund të aplikohet online për ndryshim janë 88 të Grupit I-II dhe III, të cilat mund t’i gjeni të listuara sipas kategorive, nënkategorive, veprimtaritë specifike përkatëse:
I.3.A - Sigurimi fizik i objekteve shtetërore e private, i personave, si dhe veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare e politike
I.3.B - Sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportit
I.3.C - Qendra të trajnimit privat të punonjësve të SHPSF
II.1.A.1 - Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz
II.1.A.2 - Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim për njerëz
II.1.A.3 - Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që nuk përdoren për ushqim për njerëz
II.1.B - Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerez)
II.1.C - Prodhimi primar me shumice
II.2.A.1 - Inseminim artificial (stacionet e inseminimit artificial/inseminatorët)
II.2.B. - Prodhim dhe/ose tregtim i materialit racor
II.2.C - Klinika veterinare
II.3.A - Mbarështimi i kafshëve në fermat agroblektorale të mëdha (me mbi 50 "njesi gjedhi")
II.3.B - Kultivimi i kafshëve ujore në fermat e akuakulturës
II.3.C - Tregtia me shumicë e kafshëve të gjalla
II.5.A.1 - Prodhim i produkteve të mbrojtjes së bimëve
II.5.A.2 - Tregtim me shumicë i produkteve të mbrojtjes së bimëve
II.5.A.3 - Tregtim me pakicë i produkteve të mbrojtjes së bimëve
II.5.B.1 - Prodhimi i plehrave kimike me rrezikshmëri
II.5.B.2 - Tregtim me shumicë të plehrave kimike me rrezikshmëri
II.5.B.3 - Tregtim me pakicë të plehrave kimike me rrezikshmëri
II.5.C.1 - Përpunimi industrial i duhanit
II.5.C.2 - Prodhimi i produkteve të duhanit
II.6.A.1 - Shërbime laboratorike
II.6.A.2 - Kabinet mjekësor
II.6.A.3 - Shërbime stomatologjike
II.6.A.4 - Qendër mjekësore;
II.6.A.5 - Shërbime të tjera shëndetësore e kurative
II.6.B.1 - Shërbime spitalore
II.6.B.2 - Shërbime spitalore ditore
II.7.A 1 - Farmaci ose Agjenci Farmaceutike
II.7.A.2 - Farmaci ose Agjenci Farmaceutike( Barna për kafshë)
II.7.B.1 - Tregtimi me shumicë i barnave (për njerëz)
II.7.B.2 - Tregtimi me shumicë i barnave (për kafshë)
II.7.C.1 - Prodhimi me shumicë i barnave (për njerëz)
II.7.C.2 - Prodhimi i barnave (për kafshë)
II.8.A - Shërbime ekspertize higjieno-shëndetësore
II.8.B - Shërbime ndërhyrëse higjieno-sanitare
II.8.C - Veprimtari në fushën e shëndetit publik që nuk licencohen sipas një kategorie tjetër
II.9.A - Prodhimi i pajisjeve mjekësore
II.9.B -Tregtimi i pajisjeve mjekësore
III.1.B - Leje Mjedisi e tipit B
III.1.C - Leje Mjedisi e tipit A
III.2.B -Veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis
III.3 - Importi i mbetjeve për qëllim riciklimi, përpunimi, dhe/ose përdorimi ose importi i substancave ozon-holluese
III.5.A - Peshkimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit të faunës ujore të egër
III.7.B - Shpues profesionist për ujë
IV.1.B.1 - Leje kërkim-zbulimi
IV.1.B.2 - Leje Shfrytëzimi
IV.1.B.3 - Leje kërkim-zbulim-shfrytëzimi
IV.4.C- Shërbime ekspertize dhe ose profesionale lidhur me burimet energjetike
VI.1.A.1 - Arkivat private
VII.1 - Transport rrugor ndërkombëtar i udhëtarëve
VII.2 - Transport rrugor ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira
VII.3.A.1 - Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit
VII.3.A.2 - Autoshkollë për dhënien e dëshmisë së aftësisë profesionale
VII.3.A.3 - Autoshkollë për përgatitjen e aplikantëve që kërkojnë të pajisen me Çertfikatën e Aftësimit Profesional
VII.3.B.1 - Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove
VII.4.1 - Transport kombëtar detar i mallrave dhe i njerëzve
VII.4.2 - Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe i njerëzve
VII.5.1 - Për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimit
VII.5.2 - Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në Autoritetin Portual Durrës, Porto Romano dhe në radat e tyre përkatëse
VII.5.3 - Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në portet e tjera detare të Republikës së Shqipërisë dhe në radat e tyre
VII.5.4 - Për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të shërbimit të paisjeve të sigurimit të jetës në det
VII.5.5 - Për ushtrimin e veprimtarisë së survejimit të mjeteve lundruese
VII.5.6 - Për ushtrimin e veprimtarisë së ormexhimit
VII.5.7 - Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum, të anijeve në porte dhe në rada
VII.6.1 - Veprimtari në transportin hekurudhor
VII.7.1 - Licencë operimi për transportuesit ajrorë
VIII.1.A - Tregtim me shumicë i naftës, gazit, nënprodukteve përfshirë ato bio si dhe lëndet djegëse
VIII.1.B.1.- Prodhim i substancave dhe preparateve kimike me rrezikshmeri
VIII.1.B.2 - Tregtim me shumice substancave dhe preparateve kimike me rrezikshmëri
VIII.1.B.3 - Tregtim me pakicë i substancave dhe preparateve kimike me rrezikshmëri
IX.1.A.1 - Arsimi parashkollor (kopsht)
IX.1.A2 - Arsimi fillor
IX.1.A.3 - Arsimi i mesëm i ulët
IX.1.A.4 - Arsim i mesëm I lartë (gjimnaz)
IX.1.A.5 - Arsim i mesëm i orientuar
IX.1.A.6 - Arsim i mesëm profesional
IX.1.A.7 - Arsim profesional pas së mesmes
IX.1.A.8 - Arsim special
IX.1.B - Institucion plotësues arsimor parauniversitar
X.1.A - Shërbime të përkujdesit komunitar
X.1.B - Shërbime të përkujdesit rezidencial
X.2.A - Ndërmjetësim në tregun e punës
X.2.B - Formim profesional
XIII.1.A. - Agjenci udhëtimi
XIII.1.B. - Operator turistik
Shënim: Nëpërmjet këtij shërbimi aplikantët gjithashtu mund të dërgojnë kërkesat e tyre për ndryshim të dhënave të titullit që
nuk prekin kriteret (
ndryshim qe nuk prek kriteret, si psh: Ndryshimi adresës së selisë të subjektit, ndryshimi i emrit të subjektit, ndryshimi i administratorit tek leja minerare dhe e mjedisit), ndryshim të të dhënave të titullit që
prekin kriteret (
si psh ndryshim i drejtuesit teknik, ndryshimi i vendit të ushtrimit të aktivitetit ose të dyja bashkë etj) si dhe:
Kërkesat për shfytëzim, në sipërfaqe dhe nëntokë, të zonave që janë ngjitur me lejet ekzistuese dhe kërkesat për ndryshimin e koordinatave për lejet minerare, të përcaktuara në hapësirë me tri koordinata. Me miratimin e Lejes mjedisore per zgjerimin e kordinatave/shtim i sipërfaqes shtesë subjekti duhet të aplikojë brenda 30 ditëve për zgjerimin e kordinatave/shtim i sipërfaqes shtesë tek Leja e shfrytezimit qe ai disponon.
Në lidhje me informacionin e përmbledhur për procedurën që ndiqet për nënshërbimet
"Kërkesë për një sipërfaqe shtesë, ngjitur me konturet e lejes ekzistuese” dhe
"Kërkesë për ndryshimin e koordinatave për lejet minerare, të përcaktuara në hapësirë me trikoordinata" lutemi t'i referoheni këtij dokumenti:
Informacion i përgjithshëm.Dokumentacioni i nevojshëmDokumentacionin për licencat e
Grupit I dhe II, ju mund ta shikoni këtu:
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin për licencat e
Grupit III, ju mund ta shikoni këtu:
Dokumentacioni i nevojshëm
Sqarim: Subjekti do të ngarkojë në formularin e aplikimit për ndryshim vetëm dokumentet që prekin kriteret për të cilat aplikon.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin " Aplikim për ndryshim leje/ licence në Qendrën Kombëtare të Biznesit”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi subjektin;
- Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Dërgoni kodin e nënshkrimit;
- Vendosni kodin e nënshkrimit dhe klikoni butonin “Nënshkruaj”;
- Pasi aplikimi dërgohet me sukses, shqyrtimi i tij bëhet nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së;
- Pas vlerësimit të aplikimit nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së merret vendimi përkatës në lidhje me aprovimin, refuzimin apo revokimin për licencat e grupit I dhe II si dhe dërgimi në institucionin tjetër, refuzimin apo revokimin për licencat e grupit III dhe Lejet;
- Në rastin e miratimit të aplikimit nga institucioni tjetër, licenca/leja përkatëse aktivizohet menjëherë;
- Në rastin e refuzimit të aplikimit apo revokimit aplikanti njoftohet me arsyen përkatëse;
- Në rastin e revokimit të aplikimit nga QKB dhe nga Institucioni tjetër, revokohet licenca/leja përkatëse dhe subjekti aplikon në shërbimin “
Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit ”.
- Për të gjitha fazat nëpërmjet të cilave kalon një aplikim përgjigja dërgohet tek subjekti aplikues me email në mënyre automatike nga sistemi dhe po ashtu tek ”Hapësira Ime” në portalin e-Albania.
Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit nga administratori i subjektit.
Për të kryer pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/bizneset ku nënshkrimi fillimisht duhet të aktivizohet në
Platformën e Nënshkrimit Elektronik.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitGrupi I:
QKB-ja merr në shqyrtim kërkesën për ndryshim dhe merr vendimin në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës.
Grupi II:
QKB-ja shqyrton kërkesën për ndryshim dhe merr vendim në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës.
Grupi III:
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për këtë grup.Periudha e vlefshmërisëSipas afatit të leje/licences ekzistuese.
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al