" Për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese (Ndryshim Pronësie, Ndryshim Emri, Shtyrje Afati të Vlefshmërisë, Ndryshim të Dhënash, Ndryshim Destinacioni) " është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për Për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese (Ndryshim Pronësie, Ndryshim Emri, Shtyrje Afati të Vlefshmërisë, Ndryshim të Dhënash, Ndryshim Destinacioni)
Baza ligjore;
- Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”,
Ligji 10109 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” Neni 12
- VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”.
-Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020.
-Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë Teknike nga shoqëri klasifikuese |
1. Mandatpagesa + faturën për regjistrimin fillestar i një anije / mjet lundrues |
2. Raport inspektimi nga KSHF për mjete me gjatësi = 15m. |
2. Dokumenti i përfitimit të pronësisë(Në raste kur ka ndryshim pronësie) |
3. Raport inspektimi nga Kapitenët e porteve ose ZRMLD për mjete me gjatësi < 15m |
3. Deklaratë përfaqësimi e noterizuar(Nëse nuk është pronari i mjeti) |
|
4. Certifikatë origjinale e regjistrimit |
|
5. Certifikatë siguracioni të lëshuar nga shoqëri të liçensuara sigurimi |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar/biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin " Regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo”
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me postë dokumentat origjinale.
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Aplikanti nis me poste dokumenta orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare DPD
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëNë varsi të dokumenti të lëshuar
KostotNdryshim Pronësie së mjeti lundruese 5500 lekë
(Shkarkoni faturën). Ndryshim Pronësie së mjeti lundruese 12000 lekë
(Shkarkoni faturën).Ndryshim Emri 3500 lekë
(Shkarkoni faturën). Zgjatja e afatit të lejes së lundrimi 5000 lekë
(Shkarkoni faturën). Ndryshim të Dhënash 3500 lekë
(Shkarkoni faturën). Ndryshim Destinacioni 3500 lekë
(Shkarkoni faturën).Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al