" Regjistrimin anije / mjet lundrues të ndërtuar në një kantier të licensuar brenda vendit " është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për regjistrimin anije / mjet lundrues të ndërtuar në një kantier të licensuar brenda vendit.
Baza ligjore;
- Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”,
Ligji 10109 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” Neni 12
- VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”.
-Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020.
-Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë Teknike nga shoqëri klasifikuese |
1. Mandatpagesa + faturën për regjistrimin fillestar i një anije/mjet lundrues |
2. Raport inspektimi nga KSHF për mjete me gjatësi >= 15m. |
2. Certifikatën origjinale të regjistrimit |
3. Raport inspektimi nga Kapitenët e porteve ose ZRMLD për mjete me gjatësi < 15m |
3. Certifikatë e ndërtuesit |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar/biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin " Regjistrimin anije/mjet lundrues të ndërtuar në një kantier të licensuar brenda vendit”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo”
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me poste dokumentat origjinale.
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Aplikanti nis me poste dokumenta orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare DPD
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese
- Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëNë varësi të dokumentit të lëshuar
KostotRegjistrimi përfundimtar të motorrit të detit 10000 lekë
(Shkarkoni faturën). Regjistrimin e e mjeteve të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m pa motor 5000 lekë
(Shkarkoni faturën). Regjistrimin e mjeteve të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m me motor
(Shkarkoni faturën). Regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimit portual me gjatësi mbi 15 m 16500 lekë
(Shkarkoni faturën). Regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimit portual me gjatësi nën 15 m 10000 lekë
(Shkarkoni faturën).Regjistrimi provizor / përfundimtar të anijëve të transportit 16500 lekë
(shkarko faturën). Regjistrimin provizor / përfundimtar të anijëve të peshkimit me gjatësi mbi 15 m 16500 lekë
(shkarko faturën). Regjistrimin provizor / përfundimtar të anijëve të peshkimit me gjatësi nën 15 m 10000 lekë
(shkarko faturën). Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al