LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrimin fillestar të një anije/ mjeti lundrues të importuar

Kontaktet
Tel:  +355 52 222 868
E-mail:  info@dpdetare.gov.al
Adresa:  Porti Detar Durrës Durrës

Video udhëzuese
Aplikim për regjistrimin fillestar të një anije/mjeti lundrues të importuar
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për regjistrimin fillestar të një anije/ mjeti lundrues të importuar
"Regjistrimin fillestar i një anije / mjet lundruese të importuar " është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për regjistrimin fillestar i një anije/mjet lundruese të importuar Baza ligjore; - Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”, -Ligji 10109 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” Neni 12 - VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”. -Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020. -Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Certifikatë Teknike nga shoqëri klasifikuese 1. Mandatpagesa + faturën për regjistrimin fillestar i një anije / mjet lundruese të importuar
2. Raport inspektimi nga KSHF për mjete me gjatësi = 15m 2. Dokument i përfitimit të pronësisë
3. Raport inspektimi nga Kapitenët e porteve ose ZRMLD për mjete me gjatësi < 15m 3. Certifikatë e çregjistrimit nga shteti i origjinës
4. Dokumentet e zhdoganimit
5. Deklaratë përfaqësimi e noterizuar (Nëse nuk eshte pronari i mjeti)
6. Deklaratë përfaqësimi e noterizuar (Nëse nuk eshte pronari i mjeti).
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administrates.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Regjistrimin fillestar i një anije / mjet lundruese të importuar”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo”; - Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve; - Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me poste dokumentet origjinale. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njoftohet aplikanti për pasaktësitë dhe e udhëzohet për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Aplikanti nis me postë dokumentet orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare; - Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese; - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1-5 vite

Kostot
Regjistrimi përfundimtar të motorrit të detit 10000 lekë(Shkarkoni faturën).
Regjistrimin e e mjeteve të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m pa motor 5000 lekë (Shkarkoni faturën).
Regjistrimin e mjeteve të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m me motor (Shkarkoni faturën).
Regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimit portual me gjatësi mbi 15 m 16500 lekë (Shkarkoni faturën).
Regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimit portual me gjatësi nën 15 m 10000 lekë(Shkarkoni faturën).
Regjistrimi provizor / përfundimtar të anijëve të transportit 16500 lekë (shkarko faturën).
Regjistrimin provizor / përfundimtar të anijëve të peshkimit me gjatësi mbi 15 m 16500 lekë (shkarko faturën).
Regjistrimin provizor / përfundimtar të anijëve të peshkimit me gjatësi nën 15 m 10000 lekë (shkarko faturën).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin