LinkButtonLinkButton

Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë

Video udhëzuese
Deklarimi i humbjes se dokumenteve te ndryshme
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme
"Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të kryejnë online procesin e deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme. Baza ligjore: - Ligji Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”; - Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; - Ligji Nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Prokurë ose Vendim Gjyqësor, në rastet kur aplikohet për personin nën kujdestari apo me prokurë;

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Pas përgatitjes së vërtetimit të humbjes, ju do të njoftoheni me e-mail dhe te seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
3 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa kosto

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin