Click here to read the description of this e-service in English.
Nëpërmjet shërbimit “Pasaporta e lehtësuesit / Facilitator's passport” mund të dërgohet aplikimi për pasaportën e lehtësuesit. Pasaporta e lehtësuesit është një dokument elektronik i cili gjenerohet nëpërmjet portalit e-Albania, pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në regjistrin e lehtësuesve.
Bazuar në ligjin nr. 25 datë 31.03.2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, neni 11, pasaporta e lehtësuesit është një dokument elektronik i cili gjenerohet nëpërmjet portalit e-Albania, pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në regjistrin e lehtësuesve. Regjistri shërben për vetëdeklarimin e lehtësuesve për mbajtjen e të dhënave të lehtësuesve të vetëdeklaruar, për kërkuesit dhe përfituesit e granteve dhe të masave të tjera mbështetëse.
Në momentin e vetëdeklarimit të lehtësuesit, nga personi fizik ose juridik, ose organizata jo fitimprurëse, në regjistrin e lehtësuesve, gjenerohet numri personal dhe dokumenti elektronik, pasaporta e lehtësuesve.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Logo apo imazh që përfaqëson Lehtësuesin.
Hapat e procedurës- Zgjidhni shërbimin "Pasaporta e lehtësuesit / Facilitator's passport";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Përzgjidhni mënyrën e identifikimit si shtetas shqiptar apo i huaj;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Njësia përgjegjëse pranë Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit nënshkruan elektronikisht pasaportën e gjeneruar pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nga ana e aplikantit;
- Pasaporta e lehtësuesit me firmë elektronike bëhet e aksesueshme për shkarkim nga aplikanti, në llogarinë e tij në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al