Click here to read the description of this e-service in English.
Nëpërmjet shërbimit “Pasaporta e Startup-it / Start-up Passport” mund të dërgohet aplikimi për pasaportën e startup-it. Pasaporta e startup-it është një dokument elektronik i cili gjenerohet nëpërmjet e-Albania, pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në regjistrin e startup-eve.
Bazuar në ligjin nr. 25 datë 31.03.2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, neni 11, pasaporta e startup-it është një dokument elektronik i cili gjenerohet nëpërmjet portalit e-Albania, pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në regjistrin e startup-eve. Regjistri shërben për vetëdeklarimin e startup-eve për mbajtjen e të dhënave të startup-eve të vetëdeklaruar, për kërkuesit dhe përfituesit e granteve dhe të masave të tjera mbështetëse.
Në momentin e vetëdeklarimit të startup-it, nga individi, personi fizik ose juridik, në regjistrin e startup-eve, gjenerohet numri personal dhe dokumenti elektronik, pasaporta e startup-eve.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Logo e startup-it.
Hapat e procedurës
Aplikim për herë të parë për pasaportën Startup
- Zgjidhni shërbimin "Pasaporta e Startup-it / Start-up Passport";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Përzgjidhni mënyrën e identifikimit si shtetas shqiptar apo i huaj;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Njësia përgjegjëse pranë Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit nënshkruan elektronikisht pasaportën e gjeneruar pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nga ana e aplikantit;
- Pasaporta e startup-it me firmë elektronike bëhet e aksesueshme për shkarkim nga aplikanti, në llogarinë e tij në e-Albania.
Aplikim për rinovim të pasaportës Startup
- Zgjidhni shërbimin "Pasaporta e Startup-it / Start-up Passport";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Përzgjidhni mënyrën e identifikimit si shtetas shqiptar apo i huaj;
- Në rast rinovimi klikoni butonin "Rinovo”;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Njësia përgjegjëse pranë Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit nënshkruan elektronikisht pasaportën e rinovuar;
- Pasaporta e startup-it me firmë elektronike bëhet e aksesueshme për shkarkim nga aplikanti, në llogarinë e tij në e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëNga data e vetëdeklarimit deri në 24 muaj.
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al