Shërbimi elektronik "Rezervim për dhurim gjaku për individë dhe subjekte" i mundëson qytetarëve dhe subjekteve, të cilët dëshirojnë të dhurojnë gjak, të aplikojnë online për të rezervuar orarin për të kryer procedurën e dhurimit të gjakut pranë Bankës së Gjakut të përzgjedhur.
Baza ligjore:
- VKM Nr. 505, datë 6.7.2016 “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut dhe nivelet e shërbimit të transfuzionit në institucionet shëndetësore”;
- Ligji Nr. 9739, date 21.05.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në republikën e
- Shqipërisë”;
- Rregullorja “Për përcaktimin e përshtatshmërisë së dhuruesve të gjakut”;
- Rregullorja “Për sigurimin e cilësisë në shërbimin e transfuzionit te gjakut”.
Dokumentacioni i nevojshëmPër rezervimin e këtij shërbimi nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose subjekt në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Rezervim për dhurim gjaku për individë dhe subjekte”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me orarin, datën dhe përzgjidhni Bankën e Gjakut;
- Klikoni butonin "Dërgo" për finalizimin e aplikimit;
- Pas dërgimit të aplikimit, aplikanti lajmërohet elektronikisht nëpërmjet e-albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al