Shërbimi elektronik “Verifikimi i policës së sigurimit motorik” u mundëson qytetarëve ose subjekteve të marrin online vërtetimin me vulë elektronike të vlefshmërisë së policës së sigurimit aktuale MTPL, që disponojnë për mjetin motorik, që kanë në pronësi. Dokumenti me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Të dhënat për policat e sigurimit të detyrueshëm motorik gjenerohen nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve, sipas raportimit nga shoqëritë e sigurimeve, në përputhje me aktet nënligjore.
Në rastin kur shfaqet mesazhi
"Nuk ka të dhëna!", arsyet e mosshfaqjes së të dhënave janë:
- Nuk ka mjet motorik të regjistruar në pronësi të qytetarit/subjektit;
- Nuk ka policë sigurimi të vlefshme për mjetin motorik.
Baza ligjore: Ligji nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, si dhe aktet nënligjore të miratuara nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimi "Verifikimi i policës së sigurimit motorik";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Automatikisht me ndërveprim me Regjistrin elektronik të mjeteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor shfaqen mjetet që keni në pronësi apo është shënuar në policën e sigurimit;
- Për çdo mjet të zgjedhur, shfaqen të dhënat e policës së sigurimit të detyrueshëm motorik të vlefshme për mjetin;
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur";
- Vërtetimi i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëDeri në përfundim të vlefshmërisë së policës së sigurimit
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al