Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratim linje të transportit ndërqytetës që lëshohet si dokument nga autoriteti që ka kompetencën me qëllim plotësimin e nevojave të lëvizjes së udhëtarëve.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
- Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Kërkesa e arsyetuar.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar / biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë per miratim linje të transportit ndërqytetës";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Aplikimi do të përcillet pranë Ministrisë përgjegjëse për transportin rrugor, institucion i cili do kryejë trajtimin e kërkesës;
- Aplikanti do të njoftohet elektronikisht për miratimin ose refuzimin e kërkesës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa kosto
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al