Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratimin e kërkesës për shtim/heqje/ndryshim stacion qendrimi për marrjen e udhëtarëve në stacione të përcaktuara përgjatë itinerarit të linjave të transportit ndërqytetës.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar,
- Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
- Urdhëri i përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) me Nr. 1008, datë 20.10.2021.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Kërkesa e arsyetuar e subjektit;
- Raporti i auditimit të sigurisë rrugore për projekt stacionin;
- Projekti teknik për stacionin;
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim stacion qëndrimi për linjat e transportit ndërqytetës";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Grupi i punës i ngritur do të kryejë inspektimin fizik të stacioneve të kërkuara;
- Pas shqyrtimit nëse aplikimi plotëson kriteret, aplikanti do të njoftohet elektronikisht nga DPSHTRR dhe ARRSH për miratimin e kërkesës;
- Në rast se aplikimi refuzohet, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për arsyet e
refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëDeri në fund të afatit të licencës.
KostotPa kosto
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al