LinkButtonLinkButton

Dublikatë Licence/Certifikate për transportin ndërqytetës

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Communication Progress shpk
Dublikatë Licence/Certifikate për transportin ndërqytetës
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisje me dublikatë të licencës/certifikatës për operimin në transportin ndërqytetës, që lëshohet si dokument nga autoriteti licencues me qëllim zëvendësimin e dokumentacionit origjinal në rast se ka humbur ose është bërë i palexueshëm. Baza ligjore: - Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar; - Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Kërkesa e arsyetuar për lëshimin e dublikatës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Dublikatë licence/certifikate për transportin ndërqytetës"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas shqyrtimit nëse aplikimi plotëson kriteret, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për kryerjen e pagesës; - Pas konfirmimit të pagesës, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për paraqitjen pranë zyrave të DPSHTRR për tërheqjen e dokumentit; - Në rast se aplikimi refuzohet, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për arsyet e refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Deri në fund të afatit të licencës/certifikatës që ka humbur/dëmtuar.

Kostot
30% e vlerës së licencës/certifikatës që ka humbur/dëmtuar.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin