Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisje me certifikatë operimi për transportin ndërqytetës të udhëtarëve, i cili lëshohet si dokument nga autoriteti i licencimit që vërteton se mjeti plotëson kriteret për operimin në transportin ndërqytetës të udhëtarëve.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e Rregullave për Pranimin në Veprimtarinë e Operatorit të Transportit Rrugor të Mallrave dhe të Udhëtarëve, si dhe për Njohjen e Dokumenteve Zyrtare, të Caktuara për Këta Operatorë", i ndryshuar;
- Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar,
- Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
- Urdhëri Nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Leja e qarkullimit; 2. Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit; 3. Regjistrimi i mjeteve në QKB 4. Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton; 5. Certifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve. |
1. Dokument/garanci bankare 140 000 lekë për mjetin e parë që shtohet për vitin aktual ,dhe 70 000 lekë për çdo mjet tjetër të shtuar; 2. Certifikata e kontrollit teknik të mjeteve 3. Certifikata e kalibrimit të tahografit 4. Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik 5. Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni fushën përkatëse të aplikimit nëse është rinovim, zëvëndësim, apo shtim mjeti:
• Certifikim i ri;
• Rinovim certifikate;
• Zëvendësim certifikate;
• Dorëzim certifikate;
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas shqyrtimit nëse aplikimi plotëson kriteret, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për kryerjen e pagesës;
- Pas konfirmimit të pagesës, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për paraqitjen pranë zyrave të DPSHTRR për tërheqjen e dokumentit;
- Në rast se ka pasaktësi ose mungesë dokumentacioni, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për plotësimin e tyre.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 - 5 vite
Kostot1 vit - 1500 lekë 2 vite - 3000 lekë 3 vite - 4500 lekë 4 vite - 6000 lekë 5 vite - 7500 lekë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al