LinkButtonLinkButton

Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Communication Progress shpk
Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për miratimin e kërkesës për shtim/heqje të numrit të orareve dhe ndryshim të orës së nisjes dhe kthimit në linjat e transportit ndërqytetës. Baza ligjore: - Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar; - Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar; - Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente për shtimin dhe heqjen e numrit të orareve që ngarkohen nga aplikanti: - Kërkesa e arsyetuar e subjektit të licencuar; - Kërkesa e arsyetuar e Bashkisë; - Marrëveshje me subjektin partner të linjës anasjelltas.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Përzgjidhni fushën përkatëse: - Kërkesa për shtim/heqje të numrit të orareve shqyrtohet nga Komisioni Vlerësues ndërsa kërkesa për ndryshimin e orës së nisjes dhe kthimit shqyrtohet nga zyra e licencave; - Pas shqyrtimit nëse aplikimi plotëson kriteret, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për miratimin e kërkesës; - Në rast se kërkesa nuk miratohet, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për arsyet e refuzimit; - Pas miratimit të kërkesës, duhet të aplikoni për përditësimin e licencës me oraret e reja.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Deri në përfundimin e licencës.

Kostot
Pa kosto

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin