LinkButtonLinkButton

Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Communication Progress shpk
Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pajisje me licencë operimi për transportin ndërqytetës të udhëtarëve, i cili lëshohet si dokument nga autoriteti i licencimit që vërteton se subjekti plotëson kriteret për operimin në transportin ndërqytetës të udhëtarëve brenda vendit. Baza ligjore: - Ligji Nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar; - Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e Rregullave për Pranimin në Veprimtarinë e Operatorit të Transportit Rrugor të Mallrave dhe të Udhëtarëve, si dhe për Njohjen e Dokumenteve Zyrtare, të Caktuara për Këta Operatorë", i ndryshuar; - Udhëzimi Nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar; - Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar; - Urdhëri Nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku objekti i veprimtarisë duhet të jetë “Për transport udhëtarësh brenda vendit”;
2. Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që subjekti ka shlyer gjithë detyrimet ndaj tyre;
3. Vërtetimi i gjendjes gjyqësore për administratorin dhe drejtuesin teknik;
4. Leja e qarkullimit;
5. Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin e udhëtarëve brenda vendit;
6. Regjistrimi i mjeteve në QKB;
7. Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse për mjetin që drejton;
8. Certifikata e aftësisë profesionale (CAP) për drejtuesit e mjeteve.
1. Dokument/garanci bankare, ose dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi, që vërteton gjendje të qëndrueshme financiare, i cili duhet të jetë me vleftë 140 000 lekë për mjetin e parë dhe 70 000 lekë për çdo mjet tjetër;
2. Licenca e Agjencisë, për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose Kontratë me një agjenci transporti;
3. Vërtetim nga Bashkia, që subjekti ka shlyer gjithë detyrimet ndaj tyre;
4. Dokument i lëshuar nga Gjykata i cili të vërtetojë se administratori dhe drejtuesi teknik i shoqërisë nuk janë në proces penal;
Per mjetet:
1. Certifikata e kontrollit teknik të mjeteve;
2. Certifikata e kalibrimit të tahografit;
3. Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;
4. Sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë per licencim në linjat e transportit ndërqytetës”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Përzgjidhni fushën përkatëse: • Aplikim i ri • Rinovim Licence • Dorëzim Licence • Pasqyrim Orari - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Pas shqyrtimit nëse aplikimi plotëson kriteret, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për kryerjen e pagesës; - Pas konfirmimit të pagesës, aplikanti do të njoftohet elektronikisht për paraqitjen pranë zyrave të DPSHTRR për tërheqjen e dokumentit; - Në rastet e dorëzimit të licencës, pas konfirmimit në mënyrë elektronike duhet të paraqiteni pranë zyrave të DPSHTRR-së për dorëzimin fizikisht të licencës; - Në rast se ka mungesë dokumentacioni, aplikanti do të njoftohet elektronikisht.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
5 vite

Kostot
Aplikim i ri: 75.000 lekë
Rinovim Licence: 75.000 lekë
Dorezim Licence: Pa kosto
Pasqyrim Orari: 22500 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin