Shërbimi elektronik “Argument nga Operatorët Ekonomikë të interesuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit Të Prokurimit Publik” u mundëson të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar (në rastet e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë), të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumentacion shoqërues ku mbështeten argumentet e dërguara.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Argument nga Operatorët Ekonomikë të interesuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit Të Prokurimit Publik";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik, ngarkoni dokumentacionin përkatës dhe bëni nënshkrimin e argumentit;
- Klikoni butonin "Dërgo";
- Argumenti do të merret në shqyrtim nga personat përgjegjës pranë Komisionit të Prokurimit Publik;
- Në varësi të tipit të ergumentit, do ju dërgohet përgjigja në adresën tuaj e-mail.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitNë varësi të aplikimit.
Periudha e vlefshmërisëAfatet për paraqitje argumentash janë të parashikuara në nenin 113 të Ligjit 162/2020 Për Prokurimin Publik.
KostotPa kosto
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al