Shërbimi elektronik “Ankesë nga Operatorët Ekonomikë për Procedurë Prokurimi Publik, Leje Minerare, Ankand ose Koncension” ku përfshihen procedurat e prokurimit publik, procedurat e ankandit publik, procedurat e koncesioneve, procedurat e lejeve minerare, procedurat e prokurimit, procedurat e prokurimit publik të përshpejtuar rindërtim, u mundëson të gjithë operatorëve ekonomikë të cilët provojnë se janë dëmtuar ose kanë pasur interes në procedurat e sipërcituara dhe kur janë dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohen nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të cilat pretendojnë se janë në kundërshtim me ligjin, të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik në përputhje me ligjin sektorial në fuqi.
Ankesa për procedurat e prokurimit publik nga operatori ekonomik i interesuar i cili ka paraqitur argumenta
Ankesa për procedurat e prokurimit publik nga operatori ekonomik i interesuar i cili ka paraqitur argumenta në perputhje me nenin 113 të ligjit nr.162/2020 “Për prokurimin Publik” iu mundëson të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar të bëjnë ankim kundër vendimit të autoritetit ose entit kontraktor, pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Proçedurë e Ankandit Publik
Ankesa për procedurat e ankandit publik iu mundëson të gjithë kandidatëve blerës të kërkojnë rishikim administrativ të procesit të ankandit pranë Komisionit të Prokurimit Publik kur gjykojne se nje vendim i autoritetit shitës është marrë në kundërshtim me këtë ligj apo me akte të tjera ligjore në perputhje me ligjin 9874 datë 14.02.2008 “Për Ankandin Publik”.
Procedurat e Koncesionit/PPP
Ankesa për procedurat e Koncesionit/PPP iu mundëson të gjithë operatorëve ekonomikë, të cilët kanë ose kanë pasur interes në një procedurë konkurruese dhe kur janë dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohen nga vendimmarrja e autoritetit kontraktor të koncesionit/partneritetit publik privat, për të cilin pretendojnë, se është marrë në kundërshtim me këtë ligj, kanë të drejtë të ankimojnë në Komisionin e Prokurimit Publik, në perputhje me ligjin 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar;
Procedurat e lejeve minerare
Ankesa për procedurat e lejeve minerare” iu mundëson të gjithë operatorëve ekonomikë, të paraqesin ankesë, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së subjektit fitues, pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), në perputhje me ligjin Nr. 10 304, datë 15.7.2010 “PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, i ndryshuar, VKM nr. 320, datë 21.04.2011, “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkuruese” i ndryshuar.
Procedurat e prokurimit publik të përshpejtuar rindërtim
Ankesa për procedurat e prokurimit publik të përshpejtuar rindërtim” iu mundëson të gjithë operatorëve ekonomikë të cilët kanë ose kanë pasur interes në një procedurë prokurimi sipas LPP, dhe kur janë dëmtuar ose rrezikohen të dëmtohen nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të cilat pretendojnë se jan¿ në kundërshtim me ligjin, kanë të drejtë të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në perputhje me ligjin 97/2020 Për miratimin e Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumentacion shoqërues ku mbështetet ankesa e dërguar.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për paraqitje argumentash pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik në perputhje me ligjin 162/2020 Për prokurimin Publik.";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik, ngarkoni dokumentacionin përkatës dhe bëni nënshkrimin e ankesës;
- Klikoni butonin "Dërgo";
- Ankesa do të merret në shqyrtim nga personat përgjegjës pranë Komisionit të Prokurimit Publik;
- Në varësi të tipit të ankesës, do ju dërgohet përgjigja në adresën tuaj e-mail.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitNë varësi të aplikimit.
Periudha e vlefshmërisëProçedurë Prokurimi Publik Afatet për ankim në procedurat e prokurimit publik janë të parashikuara në nenin 110 të ligjit 162/2020.
Ankesa për procedurat e prokurimit publik nga operatori ekonomik i interesuar i cili ka paraqitur argumenta Afatet për ankim në rastin e paraqitjes së ankesës nga operatori ekonomik i interesuar i cili ka paraqitur argumenta në perputhje me nenin 113 të ligjit nr.162/2020 “Për prokurimin Publik”, janë të parashikuara në nenin 114 pika 5 e ligjit nr.162/2020 “Për prokurimin Publik”.
Proçedurë e Ankandit Publik Afatet për ankim në procedurat e ankandit publik janë të parashikuara në nenin 42/5 të ligjit 9874 datë 14.02.2008 “Për Ankandin Publik”.
Procedurat e Koncesionit/PPP Afatet për ankim në procedurat koncesioneve janë të parashikuara në nenin 43, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar.
Procedurat e lejeve minerare Afatet për ankim në procedurat e leje minerare parashikohen në VKM nr. 320, datë 21.04.2011, “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkuruese”, i ndryshuar, pika 7.19, gërma “dh”.
Procedurat e prokurimit publik të përshpejtuar rindërtim Afatet për ankim në procedurat e prokurimit public të përshpejtuar rindërtim pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë të parashikuara në nenin 42/9, 42/10 të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.
KostotProçedurë Prokurimi Publik Në mbështetje të Vendimit nr. 261, datë 17.03.2010 të Këshillit të Ministrave, , “Për Përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedurë ankimimi, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, tarifa për shqyrtimin e ankesës nga KPP-ja është 0,5% e vlerës së fondit limit në procedurën e prokurimit, që ankimohet.
Ankesa për procedurat e prokurimit publik nga operatori ekonomik i interesuar i cili ka paraqitur argumenta Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 261, datë 17.03.2010, “Për Përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedurë ankimimi, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, tarifa për shqyrtimin e ankesës nga KPP-ja është 0,5% e vlerës së fondit limit në procedurën e prokurimit, që ankimohet.
Proçedurë e Ankandit Publik Në mbështetje të Vendimit nr. 56, datë 19.01.2011të Këshillit të Ministrave, , “Për Përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj, në një procedurë ankimimi, ndaj procedurave të ankandit publik apo vendime për përjashtim nga to pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, tarifa për shqyrtimin e ankesës nga KPP-ja është 0,5% e vlerës fillestare të ankandit publik që ankimohet.
Procedurat e Koncesionit/PPP Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 401, datë 13.05.2015, “Për Përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj, në një procedurë ankimimi ndaj procedurave të koncesionit/partneritetit publik privat, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, tarifa e pagesës është 10 % e vlerës së sigurimit të ofertës në rastet, kur është parashikuar një sigurim oferte ose 0.2 % e vlerës së parashikuar të kontratës koncensionare, që ankimohet.
Procedurat e lejeve minerare Në mbështetje të Vendimit nr. 301, datë 20.04.2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 320, datë 21.4.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese”, subjekti duhet të paguajë 10% të vlerës së sigurimit të ofertës. Në rast se nuk është kërkuar sigurim oferte, subjekti duhet të paguajë 0.2% të vlerës së parashikuar të kontratës për marrjen e lejes minerare, që ankimohet.
Procedurat e prokurimit publik të përshpejtuar rindërtim Në mbështetje të Vendimit të këshillit të Ministrave, nr. 261, datë 17.03.2010, “Për Përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një procedurë ankimimi, pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, tarifa për shqyrtimin e ankesës nga KPP-ja është 0,5% e vlerës së fondit limit në procedurën e prokurimit, që ankimohet.
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al