LinkButtonLinkButton

Aplikim për hapje/riorganizim të programit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Aplikim për hapje/riorganizim të programit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë institucioneve të arsimit të lartë, të cilët aplikojnë për hapjen dhe riorganizimin e programeve të studimit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe aplikimi bëhet online përmes portalit e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit. Formulari i aplikimit përmban rubrikat përkatëse, të dhënat kryesore për subjektin aplikues, dhe për programin e studimit që do të hapet/riorganizohet që duhen plotësuar nga institucioni i arsimit të lartë. Baza ligjore: - Ligji nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Udhëzimi nr. 1, datë 14.1.2020 “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Përshkrimi, ku të përfshihet informacion i detajuar rreth programit: a. argumentimi pse duhet të hapet/riorganizohet, b. përshkrimi i kontekstit të fushës së kërkimit shkencor, c. të argumentohet rëndësia e fushave të kërkimit me nevojat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, d. të pasqyrohen të dhënat për burimet e veçanta që ka institucioni, e. të pasqyrohen të dhënat për kapacitetet maksimale pritëse për këtë program, f. përfituesit e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të programit, g. analiza SWOT e aplikimit për hapjen/riorganizimit e programit të studimit. - Të dhëna mbi kriteret e pranimit në këtë program, tarifa dhe modalitete financiare: a. Kriteret e pranimit në programin e studimit. b. Kosto e studimeve të doktoratës dhe tarifa e studimit të përcaktuar me vendim të Bordit të Administrimit. c. Politika e mbështetjes financiare për doktorantët nëse ka. - Elementët e planit vjetor të programit të studimit të doktoratës bazuar në projektin kërkimor- shkencor dhe zhvillimit të financuar të njësisë bazë: a. Koha e realizimit te veprimtarive të kombinuara, kur programet e studimit të doktoratës zhvillohen me kohë të plotë, sipas kohëzgjatjes normale të studimit nga 3 deri në 5 vite, bëhet sipas planit doktoral të miratuar nga njësia bazë përgjegjëse, b. Koha e realizimit të veprimtarive të kombinuara, kur programet e studimit të doktoratës zhvillohen me kohë të zgjatur, sipas kohëzgjatjes normale të studimit 5 vite, bëhet sipas planit doktoral të miratuar nga njësia bazë. - Personeli akademik për realizimin e programit: a. Numri total i personelit akademik të angazhuar. Drejtuesit shkencorë të doktorantëve duhet të kenë titullin “Profesor” ose “Profesor i asociuar” dhe mund të udhëheqin, respektivisht, një numër të caktuar doktorantësh në të njëjtën kohë dhe të respektojnë përcaktimet e nenit 65 të ligjit nr.80/2015. Ky numër përfshin të gjitha udhëheqjet që personeli akademik i kategorisë “Profesor” ndjek në të gjitha institucionet e arsimit të lartë ku ai është i angazhuar. Informacioni dërgohet sipas tabelës që mund të shkarkohet këtu. - Programet e Përbashkëta (plotësohet vetëm nëse programi i propozuar ofrohet në bashkëpunim me një institucion tjetër duke përfshirë edhe një përshkrim të nivelit të bashkëpunimit): a. Burimet financiare dhe kontributi i partnerëve, b. Vënia në dispozicion e burimeve nga partnerët, c. Administrimi i programit, d. Modeli dhe lloji i diplomës (diplomë e përbashkët/e dyfishtë/e shumëfishtë), e. Të dhëna mbi aktin e themelimit/licencimit të institucionit partner në vendin e origjinës, f. Të dhëna mbi aktin e akreditimit të institucionit partner ose të programit të studimit, g. Dokument zyrtar bashkëpunimi mes palëve, marrëveshja kuadër, h. Marrëveshja specifike për programin konkret të studimit. - Analizë e prioriteteve të kërkimit shkencor: a. Argumentim i nevoja të hulumtimit, kërkimit shkencor, inovacionit, të thelluar në këtë fushë, b. Marrëveshje me institucione publike dhe jo publike të cilat mund të asistojnë kërkimin shkencor. Në rast miratimi të aplikimit nga MAS, mund të shikoni këtu dokumentacionin e kërkuar për fazën e dytë.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për hapje/riorganizim të programit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - Ministria përgjegjëse për arsimin shqyrton aplikimin brenda 60 ditëve nga data e aplikimit dhe njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit. - Në rast vlerësimi pozitiv të aplikimit nga MAS-ja, IAL-ja, brenda 15 ditëve, ngarkon elektronikisht dokumentacionin e pëcaktuar në fazën e dytë. - Procedura vijon me shqyrtimin e dokumentacionit për hapjen/riorganizimin e programeve të studimit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, si më poshtë. a) shqyrtimi paraprak i dokumentacionit në MAS, brenda 21 ditëve nga ngarkimi/depozitimi i dokumentacionit nga IAL. Në rastet kur dokumentacioni është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi, MAS-ja i kërkon IAL-së që të bëjë plotësimin/saktësimin e dokumentacionit, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Në mungesë të plotësimit të dokumentacionit brenda këtij afati, konsiderohet se subjekti ka hequr dorë në heshtje nga aplikimi dhe praktika arkivohet. b) në rast se dokumentacioni konsiderohet i plotë, dokumentacioni i kalon për vlerësim ekspertëve të caktuar nga MAS-ja, sipas fushave të ekspertizës dhe të zgjedhur nga lista vjetore e ekspertëve të miratuar nga ASCAL-ja, të caktuar me urdhër të ministrit. Ekspertët, brenda 21 ditëve, dorëzojnë raportin e vlerësimit në MAS. Në rastet kur dokumentacioni vlerësohet nga ekspertët se është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi, institucionit i kërkohet plotësimi i tij brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit. Në mungesë të plotësimit të dokumentacionit, brenda këtij afati, konsiderohet se subjekti ka hequr dorë në heshtje nga aplikimi dhe praktika arkivohet; c) dokumentacioni i plotësuar i kalon për rivlerësim ekspertëve, të cilët, brenda 15 ditëve, dorëzojnë raportin e rivlerësimit në MAS. Në rastet kur dokumentacioni është përsëri i paplotë, praktika arkivohet; d) pas vlerësimit përfundimtar pozitiv nga ekspertët, ministri miraton me urdhër hapjen/ riorganizimin e programit të studimit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”. Procedura e ankimimit Mbështetur në Kreun V të Udhëzimit nr. 1, datë 14.1.2020 të ndryshuar, në të gjitha rastet e refuzimit nga ana e MAS-së, të parashikuara në këtë udhëzim, institucioni i arsimit të lartë ka të drejtë ankimimi. Mbështetur në Kreun V të Udhëzimit nr. 1, datë 14.1.2020 të ndryshuar, në të gjitha rastet e refuzimit nga ana e MAS-së, të parashikuara në këtë udhëzim, institucioni i arsimit të lartë ka të drejtë ankimimi.Në rast ankimi nga IAL, ministri i kërkon mendim të argumentuar me shkrim strukturave përgjegjëse në MAS. Në përfundim është ministri i MAS, që vendos pranimin apo refuzimin e aplikimit/kërkesës së depozituar. Në rast refuzimi, praktika arkivohet në MAS. *Shënim: Aplikimet nëpërmjet portalit e-albania mund të kryhen brenda datës 31 Dhjetor, për vitin akademik pasardhës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Deri në 90 ditë nga data e aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Hapja dhe riorganizimi i programeve të studimit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin dhe është i vlefshëm për një afat të papërcaktuar. Akti bëhet i pavlefshëm për rastet e parashikuara në ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në Udhëzimin nr. 1, datë 14.1.2020 të ndryshuar.

Kostot
Aplikimi për hapjen/riorganizimin e programit të studimit të ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor” është pa pagesë.

Në rast të miratimit të aplikimit nga MAS, me ngarkimin e dokumentacionit, subjekti duhet të ngarkojë dhe mandat pagesën prej 30% të shumës së tarifës bazë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin e programeve të studimit, parashikuar në tabelën 2/b (tarifa për programin e studimit "Doktoratë" është në vlerën 718,224 lekë), të vendimit nr. 109, datë 15.02.2017 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, të ndryshuar. Tarifa paguhet për llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe përdoret për pagesën e ekspertëve të jashtëm miratuar nga lista vjetore e miratuar nga Bordi i Akreditimit, ndërsa pjesa e mbetur derdhet 100% në buxhetin e shtetit. Tarifa e paguar është e pakthyeshme (në rastin kur është kryer vlerësimi nga ekspertët e jashtëm. Numri i ekspertëve për vlerësimin paraprak për hapjen/riorganizimin e programit të studimit, tarifat që paguhen nga IAL-të, si dhe masa e pagesës së ekspertëve, përcaktohen në VKM-në nr.109/2017, të ndryshuar. Pagesa mund të kryhet pranë bankave të nivelit të dytë.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin