LinkButtonLinkButton

Kërkesë për vaksinim Covid-19

Kontaktet
Tel:  +355 42 376 178
E-mail:  info@shendetesia.gov.al
Adresa:  Rruga e Kavajës, Nr. 1001 Tiranë
Kërkesë për vaksinim Covid-19
Shërbimi elektronik "Kërkesë për vaksinim Covid-19" ju mundëson të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë vaksinimin për Covid-19, të dërgojnë kërkesën e tyre online pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Baza ligjore: - Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për vaksinim Covid-19"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin "Dërgo"; - Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin